Politika 2 Shkurt 2025, 15:35 Nga VNA

Erion Veliaj drejt rehabilitimit politik/ Si po përfshihet kryetari i bashkisë së Tiranës në fushatën elektorale të PS me propagandën e tij bajate

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj drejt rehabilitimit politik/ Si po përfshihet kryetari i

Pas ditëve të ngarkuara me akuza dhe ngjarje që e lidhin aktivitetin politik (dhe jo vetëm) të Erion Veliajt me SPAK, ky i fundit ka nisur të rishfaqet në aktivitetet politike të PS.

Ndonëse jo fort në qendër të vëmendjes siç është mësuar këto vitet e fundit, Veliaj sërish ka nisur të fitojë terren duke qenë edhe afër kryeministrit Rama. Sot ai ka shpërndarë, si rëndom, një intervistë ku flet për votën e emigrantëve, duke thënë se ka qenë zotim i PS që në opozitë, por që nuk e realizonin dot pasi nuk kishin dashamirësinë e kundërshtarëve.

“Ideja më revolucionare në atë kohë ishte e votës së emigrantëve. Më vjen mirë që sot që jemi në drejtim të vendit kemi bërë realitet votën e emigrantëve, pavarësisht se ne tentuam që atëherë dhe nuk kishim nga kundërshtarët tanë dashamirësinë ose dëshirën për ta bërë këtë gjë” - tha Veliaj.

Në fakt, kjo është gënjeshtra e radhës e Veliajt, pasi në 12 vite pushtet PS i ka pasur të gjitha mundësitë për ta realizuar këtë. Nëse vërtet do ishte vullnet i socialistëve, këtë mund ta realizonte shumë thjesht në vitin 2019 kur ka pasur shumicën në parlament dhe pa asnjë opozitë aty, siç bëri me kodin zgjedhor. Por vota e diasporës u mundësua këtë vit vetëm pas ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku pati një përgjigje edhe për protestat para bashkisë, ku tha se ky është një sens i lirë dhe askush nuk të ngacmon për sa kohë që nuk prish rendin, nuk bllokon trafikun dhe nuk shkatërron pronën publike. Ai madje bëri dhe një krahasim me 21 janarin dhe tha se sot jetojmë në ditët më të mira edhe për opozitën.

“Atëherë të bëje opozitë nuk ishte e lehtë. Ju kujtoj 21 janarin, një histori e tmerrshme që ende nuk ka gjetur rrugën e drejtësisë dhe shpresoj që do ta gjejë shumë shpejt.

Të krahasohet me sot ku ti proteston lirshëm, te kryeministria, te bashkia çdo javë, dhe ky është një sens i lirë dhe askush nuk të ngacmon, bëj çfarë të duash për sa kohë që nuk prish rendin, nuk bllokon trafikun dhe nuk shkatërron pronën publike. Në këtë sens unë besoj se jetojmë në ditët më të mira edhe për opozitën”, deklaroi Veliaj.

Në fakt 21 janari përdoret politikisht nga PS dhe s’ka psur asnjë vullnet në tre mandate që ta kontribuojë në zbardhjen e ngjarkes, përveç se emëroi si kryebashkiak njërin nga gardistët. Përtej kësaj, Veliaj ka harruar se si organizator i asaj proteste, shkatërruan e dogjën duke cenuar rendin dhe pronën publike.

Detaji tjetër në deklaratën e Veliajt, është lënia pas e gjuhës agresive ndaj Berishës dhe opozitës, ndërsa i kujtoi kësaj të fundit se ajo ka lirinë të protestojë pa pengesa. Kjo mund të jetë e vërtetë, duke marrë parasysh edhe deklaratat e ish-kolegut të tij Arben Ahmetaj që tha se protestat para bashkisë financohen bga Belinda Balluku.

Erion Veliaj ende ka “hesape” të pambyllura me SPAK, ndërsa ky i fundit e ka ngarkuar me 4 akuza. Ndërkoh që ende mbetet në pikëpyetje e ardhmja e tij në raport me drejtësinë e re, duket se në PS dalëngadalë ai po rehabilitohet si një drejtues i fushatës që sapo ka nisur. Por sigurisht, pa forcën dhe “ndriçimin” e fushatave të kaluara.

Lexo gjithashtu

Video

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme