Politika 3 February 2025, 14:37 Nga VNA

Studentët në Serbi në protesta/ Në Tiranë dëgjojnë Ramën dhe Veliajn në Qytetin Studenti

Ndaje në Whatsapp
Studentët në Serbi në protesta/ Në Tiranë

Për herë të parë pas disa muajsh, Edi Rama shoqëroi Erion Veliajn në një aktivitet për inaugurimin e ambienteve të reja në Qytetin Studenti.

Në kohën kur Serbia po tronditet nga protestat disa ditore të studentëve kundër korrupsionit galopant të qeverisë së atjeshme, në Shqipëri, një kryetar bashkie me katër akuza për korrupsion, bashkë me një kryeministër pas të cilit qëndrojnë bashkëpunëtorë të korruptuar, gënjejnë studentët në mes të ditës. Madje, u shkojnë dhe në shtëpitë e tyre, duke u folur për premtime që nuk i kanë mbajtur prej vitesh. Edhe pse protesta e disa viteve më parë e studentëve ishte ajo që i tronditi nga themelet, qeveria e drejtuar nga Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës nuk hezitojnë të shkojnë t’i mashtrojnë, madje edhe t’u mbajnë fjalime demagogjike, mu në mes të Qytetit Studenti.

Dhe ky është një nga rastet kur mund të thuash pa u menduar shumë: a kanë vërtet turp këta studentë që dëgjojnë Ramën dhe Veliajn dhe nuk thonë së paku gjysmë fjale për t’u kujtuar se po gënjejnë? A janë studentë që kërkojnë dije dhe liri apo të rinj thjesht në garë për t’u bërë patronazhisti i radhës?

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme