Politika 3 February 2025, 18:28 Nga VNA

Basha dhe Lapaj akuzojnë Ramën se i kopjon programin/ janë idetë apo realizimi ajo që vlen?

Ndaje në Whatsapp
Basha dhe Lapaj akuzojnë Ramën se i kopjon programin/ janë

Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha kanë akuzuar sot Edi Ramën se i ka kopjuar programin e partisë “Shqipëria Bëhet” për sigurimin e ushqimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

“Kopjac i keq! Kur thosha këtu e 1 vit rresht do e bëjmë shkollën me drekë dhe pas-shkollor, më turreshin patronazhistët: ku do i gjesh lekët,” shkruan Lapaj në një status në Facebook.

Ndërkohë, i ashpër në akuza për vjedhje idesh është edhe Lulzim Basha i demokratëve euroatlantikë. “Tani, në prag të zgjedhjeve, mori një propozim nga programi ynë dhe thotë se do ta realizojë. Kur s’ke vizion as aftësi, e ke të vështirë dhe të kopjosh,” shkruan Basha po në Facebook.

Tani, duke qenë se ushqimi në shkollat 9-vjeçare është një praktikë e konsoliduar në arsimin perëndimor prej disa dhjetëvjeçarësh, a mund të ndodhë që edhe Lapaj apo Basha e kanë marrë këtë ide diku tjetër? Ose, thënë ndryshe: këta kanë merakun e ideve të kopjuara apo të realizimit të tyre?

Për fat të keq, nuk u ka mbetur shumë për të shpikur diçka që vendet e zhvilluara nuk e kanë bërë tashmë. Ndoshta mjafton thjesht të kopjojnë. Madje, të kopjojnë sa më mirë, që të na ofrojnë standardet e atyre që i kanë bërë gjërat më mirë dhe më herët se ne. Nuk është garë idesh që të tjerët i kanë realizuar prej shumë vitesh, është garë për të fituar me Ramën dhe për të realizuar premtimet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme