Politika 3 Shkurt 2025, 17:03 Nga VNA

PS-PD "bashkë" për drejtimin e RTSH-së

Ndaje në Whatsapp
PS-PD "bashkë" për drejtimin e RTSH-së

Tre muaj na ndajnë zyrtarisht nga nisja  e fushatës zgjedhore dhe media ka pjesën e "luanit", sigurisht që media publike vlen akoma më shumë. Ky institucion i mbajtur në këmbë nga taksat e qytetarëve të Shqipërisë prej muajsh drejtohet nga drejtore e komanduar, znj. Aurora Polo. Vetëm pak ditë më parë, Këshilli Drejtues i RTSH-së hapi garën, nga 10 kandidatë, 8 u skualifikuan dhe vetëm 2 kaluan në fazën finale. Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer as PS-së dhe as PD-së. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, deputetja demokrate Ina Zhupa si dhe deputetja Evis Kushi kanë qenë në të njejtën linjë sa i takon qëndrimeve mbi këtë proces duke cilësuar me disa shkelje ligjore dhe parregullsi. Në një zë, të dyja forcat kryesore politike thirrën sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias në Kuvend anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Fokusi i diskutimit ishin procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të RTSH-së. Të pranishëm në seancë dëgjimore ishte kryetari i këshillit drejtues Leka Bungo, nënkryetar Gëzim Podgorica dhe anëtarët Genci Përmeti, Ilir Keko, Ardita Reçi, Milena Selimi, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani dhe Albert Minga, teksa mungonin Mevlan Shanaj dhe Dionis Papadhimitri. Anëtarët e këtij Këshilli deklaruan se nuk janë ekspertë ligjorë dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Madje, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo është shprehur i indinjuar për mos "njohjen" e autoritetit të tij nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, duke cilësuar veten si "mbajtësi i çelësave të kashtës". Por se si ka shkuar gara për drejtuesin e ri të RTSH-së, e demaskon anëtarja në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar Ardita Reçi  e cila pohoi se Këshilli nuk ka shqyrtuar asnjë nga kandidaturat sa i përket përmbajtjes që kanë pasur dosjet e tyre, por thjesht kanë vlerësuar mungesën e dokumentacioneve apo plotësimit të saj. Pra, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, të menduar ndër të tjera edhe për të përzgjedhur drejtuesin/drejtuesen e re të medias publike në vend nuk njohin ligjet mbi të cilën funksionojë. Atëherë natyrshëm lind pyetja: Mbi çfarë baze zgjidhet drejtuesi i Radio Televizionit Publik Shqiptar kur Këshilli Drejtues RTSH-së nuk njeh ligjin dhe politika drejton fijet?

Lexo gjithashtu

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme