Politika 4 February 2025, 10:25 Nga VNA

"Si çdo pyll që ka derrat e vet" Rama për socialistët e arrestuar: Nuk është faji i PS

Ndaje në Whatsapp
"Si çdo pyll që ka derrat e vet" Rama për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me hetimet dhe arrestimet e disa anëtarëve të Partisë Socialiste, duke theksuar se këto raste nuk mund t’i faturohen si faj i PS-së. Rama u shpreh se pa vullnetin politik të Partisë Socialiste, drejtësia në Shqipëri nuk do të ishte çliruar nga ndikimi i pushtetit politik.

“Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që u fut ky në burg, u fut ai, dënohet ky apo ai, dhe këto faturohen si faje apo si përgjegjësi e Partisë Socialiste. Por pa PS-në, pa vullnetin tonë, kurrë nuk do të ndodhte që drejtësia të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri,” tha Rama.

Ai shtoi se drejtësia e pavarur është një arritje historike e Partisë Socialiste, duke theksuar se para reformës në drejtësi nuk kishte raste të zyrtarëve të lidhur me pushtetin që përballeshin me drejtësinë në mënyrë të pavarur.

“Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi, që të ketë një të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësuara,” shtoi ai.

Duke komentuar arrestimet brenda PS Rama tha: “Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces individë që, për fat të keq, i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS-së.”

Sipas kryeministrit, niveli i korrupsionit në Shqipëri ka rënë ndjeshëm falë reformës në drejtësi, duke argumentuar se kjo është një nga arsyet kryesore që vendi është ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme