Politika 3 February 2025, 23:23 Nga VNA

Arben Ahmetaj për herë të katërt në “Çim Peka Live”: Përplasje me Baton Haxhiun

Ndaje në Whatsapp
Arben Ahmetaj për herë të katërt në “Çim

Për herë të katërt, Arben Ahmetaj ka folur në emisionin “Çim Peka Live”. Këtë herë ai u përplas me gazetarin Baton Haxhiu, i cili e konsideroi të pamoralshme që Ahmetaj bën akuza ndaj Edi Ramës tani që nuk është më në detyrë, ndërkohë që nuk kishte artikuluar asnjë kritikë gjatë kohës kur ishte zëvendëskryeministri i tij.

Ahmetaj ndërhyri live gjatë emisionit, duke iu përgjigjur Haxhiut, dhe debati mes tyre u fokusua kryesisht në akuza personale.

“Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qenë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerrë miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë. S’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik, unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua,” – u shpreh Ahmetaj.

Si në intervistat e mëparshme, Ahmetaj shfrytëzoi edhe këtë ndërhyrje në emision për të përsëritur të njëjtat deklarata, duke theksuar se kujtesa do t’i vijë më vonë.

“Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Mos bëj ironi me COVID-in, i dashur, se mori jetë njerëzish,” – tha Ahmetaj gjatë emisionit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme