Politika 3 February 2025, 22:27 Nga VNA

Gazetarja Ola Xama zbulon kolapsin me plehrat e Tiranës: Landfilli është ezauruar, nuk pranon më mbetje

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Ola Xama zbulon kolapsin me plehrat e Tiranës: Landfilli

Gazetarja Ola Xama, duke treguar në emisionin “Të Paekspozuarit”, abuzimet me inceneratorin inekzistues të Tiranës, deklaroi se landfilli ku mblidhen mbetjet e disa bashkive të qarkut të Tiranës është ezauruar dhe nuk ka më vend. Ky kolaps ndodh kur qytetarët e paguajnë 29 euro tonin e mbetjeve, ndërsa kompania koncesionare në administrin shtetëror ka fituar në një vit mbi 7 milionë euro.

“SPAK, për çështjen e dhënies së koncesionit të inceneratorit të Tiranës, ka dërguar për gjykim 8 të pandehur. Procedura është bërë në shkelje, është marrë i pandehur dhe po vuan burgun ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, por nuk është hetuar fare zbatimi. Janë miratuar procedurat pa parë fare zbatimin.

Sot që flasim, pjesa e landfillit tani është ezauruar dhe prej disa ditësh nuk pranon më mbetje dhe po shkon drejt kolapsit. Kjo lidhet edhe me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që vazhdojnë, landifilli i Sharrës nuk do të pranojë mbetje.

Inceneratori që ka qenë në administrim shtetëror ka fituar në vitin 2023 mbi 7 milionë euro. Në bazë të sasisë së mbetjeve që janë depozituar plus koston e shpenzimeve operative, tarifa është rreth 11 euro për ton, ndërsa merret si taksë nga qyterarët 29 euro për ton. Kjo pjesë duhet të kishte shkuar për investim, pra për ndërtimin e inceneratorit, që nuk është”- tha Xama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme