Politika 3 Shkurt 2025, 22:19 Nga VNA

"Balluku paguan njerëz të protestojnë kundër Veliajt"/ Belind Këlliçi përgjigjet për deklaratën e Arben Ahmetajt: Nuk përmendi protestën te Bashkia e Tiranë

Ndaje në Whatsapp
"Balluku paguan njerëz të protestojnë kundër

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për një akuzë që rëndë që ka bërë Arben Ahmetajt, se protestuesit ndaj Erion Veliajt, paguhen nga Belind Balluku.

Duke qenë se protesta organizohet nga Belind Këlliçi dhe marrin pjesë kryesisht militantë të PD, Ylli Rakipi ka pyetur Këlliçin lidhur me këtë deklaratë.

Ish deputeti u përpoq të devijonte përgjigjen duke thënë se Ahmetaj nuk i referohej kësaj proteste, por shtoi se asnjë përpjekje për të baltosur protestën nuk do të ketë sukses dhe se protesta do të vijojë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj ka deklaruar se protestuesit kundër Veliajt paguhen nga Belinda Balluku. Çfarë përgjigje keni ju për Ahmetajn? Keni marrë gjë nga Balluku ju?

Belind Kelliçi: Intervista e tretë ka shkaktuar shumë interes, i jam rikthyer këtij fragmenti. Nuk ka thënë protestuesit paguhen nga Belinda Balluku, por është thënë që Belinda Balluku, që dihet në nivelet e armiqësisë që është me Erion Veliajn, është thënë që në aksione kundër Veliajt, Balluku sponsorizon njerëz që të marrin pjesë në protesta kundër tij. Ai thotë Belinda Balluku ka paguar njerëz të protestojnë kundër Veliajt. Nuk përmendet protesta te Bashkia Tiranë.

Ylli Rakipi: Ku ka protestë tjetër përveç kësaj? Ti paske gjetur përgjigje. Ja çfarë ka thënë Ahmetaj: “Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh intervistën do të ulesh me njerëz të tjerë. E di ti që plackitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erionit?"

Belind Këlliçi: Nuk përmenden protestat te Bashkia e Tiranës.

Ylli Rakipi: Është edhe protesta e Arlind Qorit por atë nuk e paguan njeri. Është qartazi për protestën tuaj.

Belind Këlliçi: Unë po marr deklaratën që ka dhënë.

Ylli Rakipi: Ta zëmë se e ka për ju, çfarë përgjigje keni ju?

Belind Këlliçi: Të gjejnë një lek apo qindarkë të një njeriu në opozitë që mund të ketë marrë lek dhe unë iki nga politika.

Ylli Rakipi: Unë jam i qartë që nuk ka ndodhur kjo.

Belind Këlliçi: Unë jam mësuar me këto. Të mos ishte media juaj dhe dy tre të tjera jo kombëtare, që i kanë dhënë jehonë fakteve, unë të garantoj që çfarë nuk është përdorur për të mbyllur protestën. Kjo mund të jetë mënyrë për ta baltosur, por kjo protestë do të vijojë. Përgjigjë imë, një qindarkë, një euro të gjendet në lidhje mes protestës dhe zyrtarit të shtetit, jo vetëm Ballukut dhe unë nuk dal më përpara asnjë qytetari.

Ylli Rakipi: Edhe mua më duket qesharake.

Belind Këlliçi: Ata janë njerëz që i njoh të gjithë, nuk baltoset dot ajo protestë.

Ylli Rakipi: A do ti vijoni protesta dhe çfarë synoni? Si ka mundësi që dalin kaq pak njerëz, më duket sikur vetë partia juaj, nuk është shumë e interesuar për te Bashkia. Shoh tani, një përpjekje e madhe për të marrë material të Ahmetaj dhe mirë bën opozita, por gjithmonë ka një përpjekje edhe për të bërë diferencime në luftën mes Veliajt dhe Ballukut. Pra duket që partia nuk është shumë e interesuar.

 

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme