Politika 4 February 2025, 14:24 Nga VNA

Rama: Jam i pakënaqur me administratën, do pastrojmë problemet si gjermanët me sistemin e tyre

Ndaje në Whatsapp
Rama: Jam i pakënaqur me administratën, do pastrojmë problemet si

Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të raportit të monitorimit të OECD/SIGMA, u shpreh se vlerësimet pozitive janë inkurajuese, por theksoi se ngritja e një administrate publike të denjë për Bashkimin Europian është një proces kompleks dhe sfidues.

“Jam i pakënaqur me mënyrën sesi kemi ecur në menaxhimin e nivelit të lartë të administratës publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do të mirëpresim çdo financim në dije, sepse jemi në një fazë historike me procesin e reformës në drejtësi dhe çlirimin e saj nga ndikimi i politikës,” u shpreh Rama.

Duke theksuar rëndësinë e reformave në administratë, ai shtoi se ka një ndjenjë pasigurie që po ndikon në efikasitetin e administratës publike. “Ndodh, për fat të keq, që në tërësinë e gjithë punëve të mira, të shohim edhe një tkurrje të administratës si rezultat i një ndjenje pasigurie. Kjo është një problematikë që duhet ta adresojmë së bashku me BE-në,” tha kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se kjo sfidë nuk mund të zgjidhet vetëm me masa represive. “E rëndësishme është organizimi i gjithë sistemit. Nëse nuk modernizohet, nuk ka shans që problematika e korrupsionit të zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Duhet që sistemet tona të qeverisjes të jenë të tilla që të mos lejojnë korrupsionin,” tha ai.

Ai solli si shembull Gjermaninë, duke nënvizuar se ndershmëria nuk është çështje karakteri individual, por rezultat i një sistemi të fortë shtetëror. “Gjermanët nuk janë të pakorruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem që e bën të vështirë korrupsionin,” theksoi Rama.

Duke ilustruar më tej këtë pikë, ai shtoi: “Në Shqipëri kam parë punonjës të ambasadës gjermane që i jepnin makinës pa rrip sigurimi. Nuk është problemi te personi, por te sistemi. Më sillni disa gjermanë dhe po i çoj në një zyrë ku akoma kemi problematika të tilla, dhe do t’i shihni pas 40 ditësh, kur të kalojnë ato 40 ditët e tundimeve të Krishtit.”

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme