Ekskluzive 6 October 2024, 17:55 Nga VNA

Sekuestrimi i pasurive nga shteti komunist: Rasti i Lef Nosit në Itali dhe politikat e Traktatit të Paqes

Ndaje në Whatsapp

Tashmë është fakt i njohur që shteti komunist, gjatë 50 viteve të regjimit, konfiskoi dhe vodhi pasuritë e kundërshtarëve të tij. Në Shqipëri, kjo ndodhi haptazi që në vitet e para të regjimit, ku bashkë me konfiskimin e pasurive u internuan ose burgosën dhe pronarët e tyre. Por shteti komunist nuk la jashtë vëmendjes edhe pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit. VNA sjell një dokument arkivor që tregon se si Legata Shqiptare në Romë u angazhua fuqishëm, në kontekstin e Traktatit të Paqes me Italinë, për pasuritë e Lef Nosit në Milano.

Për të nënshkruar këtë Traktat të Paqes mes Shqipërisë dhe Italisë pas Luftës së Dytë Botërore, Legata Shqiptare në Romë, e drejtuar nga Edit Çupi në vitin 1957, theksoi rëndësinë e menaxhimit të pasurive të shqiptarëve në Itali. Një prioritet i veçantë iu dha pasurive financiare dhe të paluajtshme në Itali, përfshirë dhe ato të Lef Nosit në Milano.

Në vitet ’50, shteti italian ishte i angazhuar në riatdhesimin e italianëve të mbetur në Shqipëri pas luftës, që mbaheshin të burgosur ose në kampe riedukimi, si dhe në kthimin e eshtrave të ushtarëve të vrarë. Nënshkrimi i këtij traktati u përdor nga shteti komunist shqiptar si mjet presioni për të marrë dëmshpërblime “reparecione” monetare dhe për të zhvilluar një politikë që favorizonte qeverinë komuniste.

Bisedimet për Traktatin e Paqes u kushtëzuan me sekuestrimin e pasurive të shtetasve shqiptarë në Itali dhe kalimin e tyre në pronësi të qeverisë komuniste. Shqipëria kërkonte kompensim monetar për dëmet e luftës dhe shfrytëzimin e pasurive të shqiptarëve në Itali, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë për to. Në dokumentin e siguruar nga VNA publikohet raporti vjetor i legatës, që përfshin pasuritë e Lef Nosit.

Në raportin e saj vjetor për vitin 1957, Legata përmendte se kishte arritur të merrte disa pasuri, përfshirë tri apartamente të Aishe Vokopoles, një të Ali Ashos, katër të Bibika Villa-s, dhe shumën prej 2,2 milionë liretash pronë e Maliq Tahirit nga banka.

Legata Shqiptare theksoi angazhimin e saj për menaxhimin efektiv të pasurive të rikthyera, duke vazhduar përpjekjet për pasuritë e Lef Nosit, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin ende në një fazë delikate.

Shteti komunist i Enver Hoxhës nuk u kursye asnjëherë në përvetësimin e pasurive individuale të shqiptarëve. Rasti në fjalë është vetëm një episod nga mijëra të ngjashëm, ku sekuestrimi dhe persekutimi i individëve ishte praktikë e zakonshme. Shumë prej këtyre pronave, për fat të keq, ende nuk u janë kthyer pronarëve të tyre.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme