Ekskluzive 28 September 2024, 17:46 Nga VNA

Vrasja e Pëllumb Metës, pas fëmijëve ekspertizë psikiatrike edhe për gruan e viktimës

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Pëllumb Metës, pas fëmijëve ekspertizë

Pas Hygerta Metës dhe dy vëllezërve të saj, Hysenit e Amarildos, të cilët akuzohen për vrasjen dhe më pas groposjen e babait të tyre Pëllumb Meta, prokuroria e Durrësit ka urdhëruar ekspertim psikiastrik edhe për nënën e fëmijëve, Blerina Meta.

Bashkëshortja e viktimës, është e vetmja që nuk është arrestuar nga familje, por po hetohet në gjendje të lirë për rolin që mund të kenë patur në ngjarjen tronditëse të vrasjes së kryefamiljarit.

“Pasi të administrojmë të gjitha aktet, përfshirë dhe aktekspertimin psikiastrik të vajzës, dy djemve dhe gruas së viktimës, do të përfundojmë hetimet”, tha një burim pranë prokurorisë për VNA.

Pëllumb Meta u vra dhe gropos në ambjentet e pronës së tii në Shënavlash te Durrësit, pasi ditë pasi ishte denoncuar nga djali i tij i madh Hysen Meta.

Ishte e bija Hygerta, studente e cila pranoi vrasjen e babait, por më pas policia akuzoi si autor kryesor djalin e madh Hysenin.

Ndërsa djali tjetër Amarildo u arrestua si i dyshuar për bashkëpunim në krim.

Pavarësisht hetimeve të deritanishme, prokuroria nuk ka mundur të zbardhë arsyet se përse fëmijët ekzekutuan dhe tentuan të fshihnin trupit e pajetë të babait të tyre.

Lexo gjithashtu

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme