Ekskluzive 28 September 2024, 11:27 Nga VNA

Denoncimi i maturantëve: Sistemi elektronik favorizon regjistrimet në universitetet private

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi i maturantëve: Sistemi elektronik favorizon regjistrimet në
  • Si shpjegohet që, edhe pse një maturant është poshtë numrit të kuotave, sistemi i jep të drejtën të regjistrohet?!

Më 7 Tetor nis viti i ri akademik 2024-2025 për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Prej disa ditësh, maturantët kanë nisur të regjistrohen në universitetet publike dhe private përmes aplikimit online në portalin universitar U-Albania. Regjistrimi kryhet online në disa raunde dhe, në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbeten kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në platformën elektronike U-Albania regjistrohen drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave. Procesi i aplikimit për në universitet nuk është falas, por ka tarifa të caktuara që paguhen në fillim të procesit. Çdo maturant/kandidat për fillimin e studimeve në arsimin e lartë zgjedh fillimisht universitetin, ku paraqiten logot e universiteteve publike dhe private, dhe më pas përzgjedh deri në 10 programe studimi. Përllogaritja e pikëve për renditjen e kandidatëve që aplikojnë në programet e studimit në universitet del automatikisht në sistemin U-Albania.

Aplikimi

Sipas afatit të përcaktuar në kalendar, QShA-ja i përcjell RASh-it në formë shkresore dhe elektronike për çdo program studimi të ofruar. Në rubrikën "Këndi i maturantit" shfaqen preferencat e tij, ku pasqyrohet në formë tabelore renditja e programeve studimore të përzgjedhura prej tij. Teksa maturanti përzgjedh degën, programet e studimit shfaqen me ngjyra të ndryshme: ngjyra e gjelbër tregon degët ku është fitues dhe mund të regjistrohet, ndërsa ngjyra e kuqe tregon se nuk është fitues në atë program studimi. Maturanti duhet të kontrollojë kolonat e renditjes dhe kuotat për fazën e ardhshme. Nëse fituesit me ngjyrë të kuqe regjistrohen në degë të tjera, lirohen vende në atë degë. Nëse lirohen aq vende sa është renditja e maturantit, atëherë kjo degë shfaqet me ngjyrë të verdhë, dhe mund të regjistrohet në nënfazën tjetër.

Këtu fillon "presioni" mbi maturantët, pasi nëse ata presin për një degë tjetër, mund të humbasin mundësinë për t'u regjistruar në degën ku ishin shpallur fitues. Një tjetër formë "presioni" vjen nga shfaqja e kuotave të lira. Sipas denoncimeve të mbërritura në VNA, platforma "U-Albania", pjesë e Rrjetit Akademik Shqiptar, shpesh nxjerr më shumë kuota të lira për universitetet private, edhe pse disa universitete shtetërore kanë realisht vende të lira.

Kuotat

Sipas raportimeve të maturantëve dhe ish-maturantëve tashmë studentë, programet private vitet e fundit shpesh shfaqen me ngjyrë jeshile, duke u dhënë të drejtën të regjistrohen pavarësisht se janë poshtë numrit të kuotave. Kjo nuk ndodh nëse përzgjedhja bëhet për universitetet publike. Maturantët vërejnë se në sistemin U-Albania, kur bëjnë përzgjedhjen e 10 degëve, rezultatet shfaqen në mënyra të ndryshme, dhe është e paqartë se si funksionon sistemi. Rrjeti Akademik Shqiptar duhet të përgjigjet se si një maturant që është poshtë numrit të kuotave merr të drejtën të regjistrohet.

VNA është duke monitoruar këtë proces dhe pret një përgjigje nga Rrjeti Akademik Shqiptar, i cili funksionon në vendin tonë që nga viti 2007. Që nga viti 2018, Rrjeti është riorganizuar me statusin autonom si një IAL dhe si një Qendër e përbashkët ndërinstitucionale për kërkim-zhvillim në fushën e TIK, me pjesëmarrjen e 12 universiteteve publike shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si bashkëthemeluese.

Sipas informacioneve të publikuara nga RASh, "Interes për t'u bërë pjesë e RASh kanë shfaqur edhe IAL jo publike, si dhe institucione të tjera relevante nga fusha e TIK". VNA po monitoron regjistrimet në arsimin e lartë në Shqipëri, dhe rezulton se, ndërsa universitetet shtetërore kanë dhjetëra programe studimi me shumë pak studentë, universitetet private kanë regjistrime të larta që në raundin e parë, me mbi 50+ studentë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme