Ekskluzive 25 September 2024, 22:03 Nga VNA

Aksioni i SPAK në Manzë, VNA zbulon se në shënjestër ishte grupi kriminal Farruku

Ndaje në Whatsapp
Aksioni i SPAK në Manzë, VNA zbulon se në shënjestër

VNA ka mësuar se aksioni i SPAK ditën në sotme ka patur në shenjestër grupin kriminal Farruku me bazë kryesore në Spanjë. Krerët e grupit janë shpallur në kërkim sipas urdher arresteve të firmosur nga drejtesia italiane ndërsa është ushtruar kontroll në bazën e tyre në Manze.

Grupi kriminal i drejtuar nga Kreshnik Farruku operon ne fushën e trafikut të drogërave të forta. Sasi të mëdha kokaine janë nisur nga Amerika Latine drejt porteve të Europës.

Grupi Farruku kishte aktivitet vec Spanjës edhe në Italia, Zvicër e Poloni. Italia kërkoi ndihmën e SPAK përmes një letërporosie ku kërkohej  kontrolli i banesave dhe bazës së grupit dhe arrestimi I të kërkuarve. Policia mundi të arrestojë vetëm dy anëtarë të grupit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme