Ekskluzive 20 September 2024, 20:53 Nga VNA

Punonjësit e Policisë të detyruar të shpenzojnë kartën ushqimore vetëm në supermarketet SPAR

Ndaje në Whatsapp
Punonjësit e Policisë të detyruar të shpenzojnë

Shuma prej 70 mijë lekësh të vjetra, ose siç quhet karta e posaçme e ushqimit, që iu jepet punonjësve të Policisë, do të shpenzohet pranë tyre në supermarketet SPAR. Pas urdhrit të firmosur nga Sokol Bizhga, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, që parashikon që punonjësve të policisë t’u shpërndahet shuma e parave për muajin dhjetor 2023, ndërsa nga janari deri në gusht 2024 t’u kalojë në llogarinë e kartës së posaçme të ushqimit, efektivët kanë marrë edhe udhëzimet përkatëse për blerjen e ushqimeve.

Policët duhet ta shpenzojnë shumën e parave vetëm për ushqime dhe jo për alkool, duhan, detergjent dhe produkte materiale. Fondet e kompensimit financohen dhe përdoren vetëm nëpërmjet POS ose online në rrjetin e supermarketeve SPAR. Pra çdo punonjës policie mund t'i drejtohet 88 marketeve SPAR për të shpenzuar fondin për ushqimin. Ligji i ri për Policinë e Shtetit parashikoi dhënien e një fondi të kompensimit ushqimor për punonjësit e policisë, që tashmë po zbatohet.

Nuk dihet si e ka vendosur Sokol Bizhga pse këto para të buxhetit të shtetit duhet të shpenzohen vetëm në SPAR. Rrjeti i supermarketeve është në pronësi të biznesmenit Samir Mane. Sikurse dhe Tirana Bank, ku uniformat blu drejtohen çdo muaj për të tërhequr pagën, janë në pronësi të Manes.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme