Ekskluzive 16 Shtator 2024, 18:07 Nga VNA

Zbulohen lidhjet e zyrtarit të Bashkisë së Tiranës nën hetim për aferën 5D me biznesmenin Fatmir Bektashi të dosjes së ish-klubit sportiv Partizani

Ndaje në Whatsapp
Zbulohen lidhjet e zyrtarit të Bashkisë së Tiranës nën

Enton Punavija, një prej zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës, i cili po hetohet nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje lidhur me aferën 5D, rezulton të ketë pasur marrëdhënie të vazhdueshme biznesi me Fatmir Bektashin, një prej biznesmenëve që u mor i pandehur për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Për të njëjtën çështje janë marrë të pandehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Në dosjen e SPAK, rezulton se Punavija ka qenë anëtar i Këshillit Teknik në mbledhjen e datës 1 shkurt 2008, ku është shqyrtuar kërkesa për leje ndërtimi për objekt 5, 7, 9 me dy kate nëntokë, në pronësi të familjes Begeja dhe familjeve të tjera pronare, përfshirë edhe Jamarbër Malltezin.

Po ashtu, argumentohet se Enton Punavija rezulton të jetë nipi i kolonel Bashkim Punavija, specialist Auditi në Drejtorinë e Auditit në MM, i cili, në kohën kur Ministër Mbrojtjeje ka qenë Mimi Kodheli, ishte ngarkuar të kryente një audit në lidhje me këtë procedurë.

Enton Punavija evidentohet si një person që përfshihet në vijimësi pikërisht në lidhje me ndërtimin e objekteve që kanë marrë jetë fillimisht nga lejet e ndërtimit.

Në vijim, Punavija shfaqet në marrëdhënie të ngushta me shtetasin Fatmir Bektashi. Nga aktet rezulton se me kontratën e sipërmarrjes, datë 16 shkurt 2011 (shkruar me shkrim dore), të lidhur ndërmjet shoqërisë Homeplan sh.p.k., në cilësinë e sipërmarrësit, dhe shtetasve Enton Punavija dhe N.Z., parashtrohet se sipërmarrësi po ndërton kompleksin Homeplan në rrugën Frosina Plaku.

Porositësit janë subjekte të interesuara, të cilët dëshirojnë dhe shprehin vullnetin të porosisin ndërtimin e apartamentit me sipërfaqe 127.3 metra katrorë, Homeplan 3. Çmimi i përgjithshëm i shitjes është 88,219 euro. Pagesa do të bëhet në këtë mënyrë: 83,809 euro do të paguhen me lidhjen e kontratës së sipërmarrjes në llogarinë e sipërmarrësit dhe 4,410 euro me dorëzimin e hipotekës. Objekti do të dorëzohet më datë 30 shtator 2011.

Enton Punavija ka deklaruar se ka filluar punë në Bashkinë e Tiranës në vitin 2000, në pozicionin e specialistit në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik. Më pas, në vitin 2003 u krijua Drejtoria e Transportit pranë Bashkisë Tiranë dhe aty u emërua drejtor i kësaj drejtorie. Nga kjo drejtori jam larguar në 2011 me dorëheqje. Nga 2011 deri në 2016 kam punuar në sektorin privat. Në 2016 jam rikthyer në Bashkinë e Tiranës në postin që kam mbajtur dhe vite më parë, atë të drejtorit të Transportit, ku vijoj të jem dhe aktualisht.

Në lidhje me shtetasin Fatmir Bektashi – Punavija deklaron se e njeh dhe se e ka takuar për shkak të punës, në vitet 2004-2006, dhe ka mbajtur kontakte me të. Vitet e fundit – thotë Punavija – nuk komunikoj shpesh me të.

Në lidhje me porositjen e apartamentit – zyrtari i Bashkisë pretendon se ka kontaktuar me shtetasin Fatmir Bektashi, pasi ishte i interesuar edhe në disa vende të tjera për blerje banese. “Kam shkuar fizikisht në objektin që po bëhej ndërtimi nga firma Kontakt. Pallati ka qenë pjesërisht i ndërtuar dhe shtetasi Fatmir Bektashi më tregoi planimetrinë e apartamenteve që kishte të pashitura. Nuk ishte zgjidhja më e mirë, por në atë periudhë aq ishin kushtet për të përballuar. Çmimi që ramë dakord, mesa kujtoj, ishte 780 euro,” thotë Punavija.

Sipas tij, pagesa është kryer në disa këste nga viti 2011 dhe në vijim, kryesisht në bankë. Të ardhurat janë kursimet familjare si dhe një pjesë e kam marrë borxh. Në 2013-2014, ai thotë se bashkëshortja mori kredi. Shuma, sipas tij, nuk është paguar në total. Vlera e apartamentit është shlyer totalisht në 2015, në kohën kur është lidhur kontrata e shitblerjes.

Nga hetimi dhe të dhënat e siguruara nga studio Pustina, rezulton, sipas SPAK, se shuma prej 8,219 euro në të vërtetë nuk është kryer nga Enton Punavija. Në kompleksin Homeplan, Enton Punavija ka blerë gjithashtu një garazh, sipas një kontrate të lidhur me firmën Kontakt sh.p.k.

SPAK analizon se në një dokument të gjetur në studio Pustina, evidentohet se shtetasit Enton Punavija i janë dhënë si "kontribut patriotik" (një term ky që, sipas SPAK, përdoret për pagesat ndaj Jamarbër Malltezit dhe personave të tjerë nga Fatmir Bektashi) shuma prej 15 mijë eurosh, që konstatohet se përputhet me vlerën e garazhit.

Punavija ka deklaruar se këto pagesa nuk kanë lidhje me blerjen e apartamentit nga shoqëria Homeplan. Ai sqaron se nuk di të thotë pse është përdorur termi "kontribut patriotik" për këto pagesa.

“Këto pagesa mund të jenë prej bashkëpunimit që kam pasur me shoqërinë Sëarco Mizar Albania për projektin e qendrës së kontrollit dhe menaxhimit të trafikut,” thekson Punavija. Ai thekson se ka qenë menaxher operacioni i kompanisë, ndërsa Fatmir Bektashi ka qenë nënkontraktor i kësaj kompanie për pjesën e punimeve civile. Po ashtu, ai thekson se ka kryer punë për një shoqëri japoneze, ku ka ofruar konsulencë në fushën e transportit dhe infrastrukturës. Punavija saktëson se kontratën me kompaninë japoneze e ka lidhur Fatmir Bektashi, pasi ai nuk mund ta kishte vetë kontratën për shkak se nuk kishte NIPT.

“Pavarësisht se shtetasi Enton Punavija rezulton i punësuar pranë shoqërisë Sëarco Mizar Albania, nga data 1 gusht 2013, në fakt si më sipër pasqyrohet, si kontribute patriotike janë përfshirë në analizën e shoqërisë Homeplan sh.p.k. dhe jo të shoqërisë Sëarco,” arsyeton SPAK.

Lexo gjithashtu

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme