Ekskluzive 16 Shtator 2024, 17:30 Nga VNA

Tony Blair dhe lidhjet e errëta me qeverinë e Edi Ramës: Një rrjet lobimi në shërbim të autokratëve

Ndaje në Whatsapp
Tony Blair dhe lidhjet e errëta me qeverinë e Edi Ramës: Një

Nëse Amerika është e njohur për industrinë e lobimit, PR (propagandës) dhe firmave ligjore, në Angli një njeri njihet për "superfuqitë" lobiste e propagandistike. Dhe ky njeri është Tony Blair. Ish kryeministri britanik njihet mjaft mirë për lidhjet e tij me qeverinë e Edi Ramës datojnë që nga viti 2013, kur Blair, përmes kompanisë “Tony Blair Associates,” u angazhua si këshilltar për qeverinë shqiptare.

Kjo lidhje u shfaq si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar Shqipërinë në reforma të ndryshme, kryesisht për çështje të politikës kombëtare, transformimit të sektorit publik dhe integrimit evropian.

Ky bashkëpunim u deklarua i mbyllur në vitin 2016, megjithatë, angazhimi i Blair dhe ekipit të tij me qeverinë shqiptare është konsideruar i errët dhe jo shumë transparent. Punimet dhe rezultatet konkrete të këshillimit të tij nuk u bënë kurrë publike në mënyrë të qartë, çka ka ngritur pikëpyetje dhe dyshime rreth natyrës së vërtetë të kësaj marrëdhënieje.

Përveç angazhimit të tij personal, edhe studioja ligjore e gruas së tij, Cherie Blair, përfitoi kontrata të rëndësishme nga qeveria shqiptare gjatë kohës që Tony Blair ishte këshilltar, duke ngritur shqetësime për një përzierje të interesave personale dhe profesionale.

Blair "superfuqi" në PR

Industria në SHBA ka shumë themelues, në Britani ka një njeri që praktikisht i ka dhënë jetë industrisë moderne të lobimit, duke pastruar reputacionin e tiranëve dhe duke treguar sa shumë para mund të fitohen në këtë proces: Tony Blair.

Lidhjet

Por si arriti Blair të bëhet njeriu më i fuqishëm në Angli sa i takon PR? Tony Blair ka ndikim në partinë Laburiste të Keir Starmer-it, me disa ish-bashkëpunëtorë të tij që janë emëruar kohët e fundit si këshilltarë të posaçëm të Starmer-it. Këta përfshijnë jo vetëm Matthew Doyle – drejtorin e ri të komunikimit të Starmer-it, i cili ishte këshilltar i Blair-it gjatë kohës kur ishte kryeministër – por edhe njerëz si Varun Chandra, që ndihmoi në nisjen e karrierës pas largimit të Blair-it nga politika. Sipas London Review of Books, edhe Chandra është emëruar së fundmi si këshilltar për biznes dhe investime në ekipin e Starmer-it.

Ndikimi

Ndoshta është e kuptueshme që Laburistët po i rekrutojnë kaq shumë ish-bashkëpunëtorë të Blair-it, duke pasur parasysh historinë zgjedhore të partisë në pesë dekadat e fundit. Por karriera e Blair-it që nga largimi nga posti në vitin 2007 meriton gjithashtu vëmendje.

Kauzat "Blair"

Herë pas here, Blair dhe rrjeti i tij kanë ndihmuar autokratët të hapin dyer në Londër. Një shembull është vendimi i Blair-it për të ndërtuar marrëdhënie me diktaturën shumëvjeçare në Azerbajxhan – e cila së fundmi ka qenë përgjegjëse për spastrim etnik në Nagorno-Karabakh në vitin 2022. Egërsia e regjimit ishte e qartë edhe më parë, me burgosjen e kundërshtarëve politikë dhe raportet për tortura. Por kjo nuk e shqetësoi Blair-in, i cili fitoi shuma të mëdha duke promovuar projekte të ndryshme në Azerbajxhan, përfshirë këtu edhe një fabrikë metanoli. Në vitin 2014, Blair u punësua si këshilltar për një tubacion gazi – që ishte projekti kryesor i diktatorit të vendit.

Një histori e ngjashme ndodhi edhe në Kazakistan. Për tri dekadat e para të pavarësisë, vendi vuajti nën sundimin e Nursultan Nazarbayev, një kleptokrat i egër. Liritë që kishin qytetarët kazakë pas rënies së Bashkimit Sovjetik u shtypën nga diktatori dhe miqtë e tij, përfshirë masakrën e vitit 2011 ndaj punëtorëve që kërkonin ligje të thjeshta të punës. Pikërisht atëherë hyri në lojë Blair. Ai mori pjesë në një video propagandistike të regjimit, duke thënë se Kazakistani ishte “unik në mënyrën si bashkonte kulturat dhe fetë e ndryshme”. Blair gjithashtu pretendoi se Kazakistani ishte i vetmi vend që kishte hequr dorë nga armët bërthamore, edhe pse Ukraina e kishte bërë të njëjtën gjë në fillim të viteve ‘90.

Blair nuk u ndal me kaq. Në një letër drejtuar Nazarbayev-it, ai sugjeroi që masakra e regjimit, "tragjike sa do që të ketë qenë, nuk duhet të pengojë vlerësimin e progresit të madh" të regjimit. Blair madje ndihmoi në përgatitjen e fjalimit të diktatorit për të shmangur akuzat për masakër.

Ndërkohë, gruaja e Blair-it, Cherie, u angazhua për shërbime juridike me regjimin, duke ofruar tarifa prej më shumë se 1,000 paund në orë për të rishikuar traktatet e investimeve dypalëshe, duke fituar qindra mijëra paund nga kjo marrëveshje. Regjimi i Kazakistanit punësoi gjithashtu Portland Communications, një agjenci PR-i e themeluar nga Tim Allan, një ish-këshilltar i Blair-it.

Vendet

Në mënyrë të përsëritur, Blair dhe rrjeti i tij kanë ndihmuar autokratët të hapin dyer në Londër. Nga Kuvajti në Kinë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Vietnam, Blair nuk duket të ketë gjetur ndonjë regjim despotik që ishte shumë i kompromentuar për të bërë biznes me të. Ish-kryeministri pretendon se fondet që ai ka mbledhur, përfshirë ato nga vende si Kazakistani, nuk kanë shkuar drejtpërdrejt tek ai, por kanë financuar bamirësitë e tij.

Lobimi

Një tjetër dallim i qartë midis sektorëve të lobimit të huaj në SHBA dhe Britani është se ndërsa lobistët në SHBA duhet të regjistrojnë dhe të zbulojnë punën dhe pagesat e tyre para autoriteteve dhe publikut amerikan, nuk ekzistojnë kërkesa të ngjashme për homologët e tyre britanikë. Në SHBA, të dhënat mund të aksesohen nga kushdo përmes ligjit të regjistrimit të agjentëve të huaj (FARA), por në Britani nuk ka një sistem të tillë. Kjo do të thotë se duhet t’i besojmë fjalës së Blair-it kur thotë se nuk ka përfituar para nga regjimet diktatoriale.

Pasojat

Falë ish-kryetarit të Laburistëve, bota e lobimit të huaj është përfshirë plotësisht në Londër. Kjo industri po lulëzon, pa asnjë shenjë ndalimi. Blair do të preferonte ta linte këtë kapitull të karrierës së tij pas, por është në interesin e Partisë Laburiste dhe Londrës që të sigurojnë që përpjekjet e tij për t'u rikthyer në skenën politike të dështojnë. Nëse i lejohet të ushtrojë ndikim mbi qeverinë e re, politika e Laburistëve kundër kleptokracisë do të duket si hipokrizi e pastër. Si mund të presim që ata të mbajnë jashtë vendit oligarkët e korruptuar, nëse do të kërkojnë këshillat e Blair-it?

https://x.com/spectator/status/1835287978379296955?s=46

Video

Gjatë një interviste në sheshin e Prishtinës për “Gazeta Blic”, deputeti i LDK-së Armend Zemaj është përfshirë në një incident me një qytetar. Avokati i tij, Besnik Berisha, ka deklaruar se Zemaj është viktimë e rastit, ndërsa vetë deputeti ka pranuar se ka reaguar në mënyrë të papërshtatshme dhe ka kërkuar falje publike. Nga ana tjetër, qytetari i përfshirë pretendon se Zemaj e ka fyer në familje. Pamjet e momentit janë publikuar nga “Gazeta Blic”. https://www.vna.al/bota/incident-ne-prishtine-deputeti-armend-zemaj-grushton-nje-qytetar-me-provoko-i16098

Liqeni i Pogradecit është kthyer sërish në një ndalesë mahnitëse për flamingot, zogjtë elegantë që çdo vit tërheqin vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ky vit shënon numrin më të madh të flamingove të regjistruar ndonjëherë në liqen. Sipas vëzhgimeve të fundit të specialistëve të mjedisit, rreth 80 deri në 90 individë u panë në brigjet e liqenit dy javë më parë, ndërsa aktualisht qëndrojnë rreth 15 zogj. Kjo lëvizje është bërë tashmë një dukuri e zakonshme: flamingot vizitojnë Pogradecin për disa ditë, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Lagunës së Nartës dhe asaj të Karavastasë, ku kalojnë muajt e dimrit. Flamingot që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga pjesa jugore e Evropës, nga Turqia apo edhe nga veriu i Afrikës. Gjatë migrimit të tyre sezonal, ato ndalojnë në zona të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe detin Adriatik, ku gjenden në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Forcat amerikane sulmuan një anije në Karaibe që dyshohet se transportonte kokainë, duke vrarë gjashtë persona në bord, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi u krye me urdhër të Presidentit Trump ndaj një bande venezueliane të identifikuar si “organizatë terroriste”. Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme të tilla kundër anijeve narkotrafikante, me të paktën 43 të vdekur.

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme