Ekskluzive 10 September 2024, 19:39 Nga VNA

Nga nesër Sali Berisha i pandehur për korrupsion. Çfarë synon ish-kryeministri dhe përballja me mediat pas 10 muajsh në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Nga nesër Sali Berisha i pandehur për korrupsion. Çfarë

Nga e mërkura në mesditë, përballja e Sali Berishës me drejtësinë do të marrë një kthesë të rëndësishme, duke rënduar pozitën e tij ligjore. Ish-kryeministri, i cili ka qëndruar në arrest shtëpiak për rreth dhjetë muaj, deri tani ishte në statusin e personit nën hetim. Karta e tij më e fortë dhe argumenti kryesor i mbështetësve të tij ishte fakti se ai po mbahej në arrest pa një akuzë zyrtare dhe se burgosja e tij ishte politike. Megjithatë, sipas burimeve të besueshme pranë SPAK, nesër Berisha pritet të marrë statusin e të pandehurit për akuzën e korrupsionit pasiv, një zhvillim që është përfshirë në fletë-thirrjen e dërguar në adresën e tij.

Ende mbetet për t'u parë se cilat janë provat dhe gjetjet që rëndojnë ish-kryeministrin me përgjegjësi penale. Ajo që dihet deri tani është se nga nesër, Berisha do të jetë zyrtarisht i pandehur. Sipas prokurorisë, ai ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në privatizimin e ish-klubit sportiv "Partizani".

Burime të sigurta kanë konfirmuar se Berisha pritet të lërë ambientet e banesës së tij në rrugën "Mustafa Matohiti" dhe të përballet për herë të dytë me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Kjo do të ndodhë për dy arsye: së pari, për t'i informuar prokurorët se është i gatshëm të paraqitet sa herë që thirret dhe, së dyti, për t'u përgjigjur pyetjeve të medias, duke qenë se ka qenë në arrest shtëpiak për 10 muaj dhe ka komunikuar me mbështetësit vetëm përmes mesazheve nga banesa e tij në qendër të Tiranës.

Pas këtij zhvillimi procedurial, Berisha pritet të kërkojë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekzistojnë më kushtet apo kriteret ligjore për ta mbajtur në arrest shtëpiak, pasi hetimi ka përfunduar dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave. Gjithashtu, ai pritet të angazhohet në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e njohu atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme