Ekskluzive 5 September 2024, 18:30 Nga VNA

Hetimi për eksportin e mbetjeve toksike/ AKBN do të kryejë analizat, Prokuroria letërporosi në Kroaci për kompaninë Sokolaj

Ndaje në Whatsapp
Hetimi për eksportin e mbetjeve toksike/ AKBN do të kryejë

Analizat e mostrave të metaleve të sekuestruara pranë KURUM dhe “Sokolaj” shpk do të kryhen në laboratorin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Lajmi konfirmohet për VNA nga burime zyrtare të Prokurorisë së Durrësit, e cila prej disa ditësh po heton lidhur me eksportin e mbetjeve të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, pa miratimin e shtetit pritës.

Mostrat u dorëzuan të premten që lamë pas nga agjentët e antikrimit dhe, sipas urdhrit të prokurorisë, ekspertët duhet të ruajnë kampione në rast se do të lindë nevoja për riekspertim gjatë hetimit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se kompania “Sokolaj” shpk, me administratore Gjovana Sokolaj, ka shoqëruar ngarkesën me një analizë të kryer në një laborator privat në Kroaci. Burime pranë prokurorisë thanë për VNA se drejt Kroacisë është nisur një letërporosi për të konfirmuar nëse këto analiza janë kryer apo mund të kemi të bëjmë me një rast falsifikimi.

2800 tonë mbetje të ngarkuara në 102 konteinerë janë në rrugën e kthimit për në Shqipëri, pasi Tajlanda refuzoi pranimin e kësaj ngarkese, duke mos dhënë miratimin e saj, dhe dyshohet se mbetjet janë toksike.

Prokuroria dje mori dëshminë e administratores likuidatore të kompanisë KURUM, ndërkohë që pritet të merret në pyetje edhe administratori i shoqërisë, një shtetas turk. Hetimet janë duke u zhvilluar për momentin për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe transportit të mbetjeve të rrezikshme.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme