Ekskluzive 31 Gusht 2024, 19:00 Nga VNA

Afera 5D/ Elton Kacidhja drejtori i besuar i Veliajt komunikime me pronarin në letra të kompanisë Nestor Muhametllari, ja çfarë zbuloi SPAK

Ndaje në Whatsapp
Afera 5D/ Elton Kacidhja drejtori i besuar i Veliajt komunikime me pronarin

Elton Kacidhja një prej drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës rezulton po ashtu në komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronari në letra i kompanisë 5D konstruksion, pronarët faktikë të së cilës siaps SPAK janë Redi Molla dhe Mariglen Qato dy ish drejtorët që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erjon Veliaj.

Komunikimet mes tyre në rrjetin social whatsup kanë zgjatur 3 vite nga 2020 deri në 2023. "Vazhdimisht ato lënë takime me njëri-tjetrin në zyrë apo edhe jashtë saj", thuhet në dosje.

Gjithçka lidhet me një procedurë tenderuese.

Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë "VAS Konstruksion sh.p.k. - Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.

"Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve "VAS Konstruksion sh.p.k. - Senka sh.p.k.",

- Komisioni ka paraqitur raportin përmbledhës për ecurinë e procedurës së prokurimit me nr. 15398/4 prot., dt. 18.11.2020, i cili është miratuar nga shtetasi Z. Elton Kacidhja në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor ka shpallur formularin e njoftimit të fituesit në datën 18.11.2020", thuhet në dosje.

Gjatë kësaj kohe Muhametllari dhe Kacidhja kanë komunikime të vazhdueshme.

"Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik" thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.

"Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre", theksohet më tej në vendim. Pra Apeli u kujton SPAK se duhet të hetojë lidhjen mes Muhametllarit dhe Kacidhjas për të hetuar nëse zyrtari i Bashkisë ka abuzuar me detyrën duke favorizuar kompaninë 5D që zotërohet nga ish kolegët e tij Redi Molla që Mariglen Qato, që tani ndodhen prapa hekurave.

Lexo gjithashtu

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme