Ekskluzive 29 Gusht 2024, 08:59 Nga VNA

Atentati ndaj vëllezërve Baho, zbardhen bisedat në SKY Ecc të organizatës kriminale/ Franc Copja: "Për 5 minuta mka ngel gjall ky k**va mu. 4 vjet rrjesht i kam prit"

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj vëllezërve Baho, zbardhen bisedat në SKY Ecc

VNA zbardh detaje të reja nga hetimi i SPAK mbi organizatën kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Copja, të cilët pasi organizuan masakrën e Bradasheshit ku ekzekutuan Endrit Alibej, xhaxhain e tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, u përplasën ashpër me vëllain e tij, Erjon Alibej që kërkonte me cdo kusht hakmarrje.

Vëllezërit Copja afruan rreth vetes të shumëkërkuarin Talo Cela dhe një skuadër vrasësish me pagesë dhe filluan eleminimin e të gjithë njerëzve të besuar të Erjon Alibej, që po hetonte ndërkohë vrasjen e vëllait Endritit dhe njëherazi kishte nisur revanshin duke eleminuar të gjithë personat që dyshonte se kishin marrë pjesë në ngjarje.

Vëllezërit Copja ndonëse ishin strehuar në Dubai, arritën të vrisnin disa nga njerëzit e Alibejt, ku mes të tjerash financuan dhe organizuan vrasjen e Klevin Bahos dhe plagosën vëllain e tij Aldo (Aleksandër) Baho,  ngjarje e ndodhur në 1 korrik 2019, në fshatin Broshkë, Elbasan.

Krahas dëshmisë të të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej, SPAK ka zbërthyer me ndihmën e autoriteteve franceze edhe bisesat e kryera në SKY ECC të anëtarëve të organizatës kriminale Copja. “Nga këqyrja dhe analizimi i bisedave të zhvilluara nëpërmjet aplikacionit të kriptuar SkyECC, janë përftuar të dhëna me interes për hetimin e vrasjes së Klevi Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij, Aldo Baho.

Në aplikacionin Sky ECC, evidentohen biseda konkrete të zhvilluara në lidhje me këtë ngjarje nga shtetasi Mikael Qosja alias Mikael Kamami, i cili bisedon me Franc Gergely alias Franc Çopja si dhe Eljo Bitrin », thuhet në dosje.

Në një nga bisedat Eljo Bitri komenton një video që ai ka parë ku është tentuar të ekzekutohet shtetasi Aldo Baho, të cilit i referohen me nofkën “Sakati”.

Eljo Bitri e pyet Mikael Qosja (Kamami): Si e kanë lënë të gjallë Aldo Bahon? Dhe përse personat që kanë marrë pjesë në ekzekutim, nuk kanë zbritur fare nga makina”.

Eljo Bitri ka shkruar se nuk duhet të iknin pa u siguruar dhe se janë sjellë si fëmijë.

Mikael Qosja (Kamami) i përgjigjet se  fajin e ka Talo Çela (Moma) pasi kanë goditur dhe kanë ikur me vrap.

Franc Gergely (Çopja) komunikon me dy përdorues të tjerë të Sky të paidentifikuar dhe gjatë bisedës shkëmbejnë foto të Aldo Bahos. “Per 5min mka ngel gjall ky kurva mu; Ka zbrit nga makina 4 vjet rrjesht i kam prit; Sa hapja syt vec ato menoja; Kismeti vet shpetoj”, shkruan Franc Copja.

Ai thotë më tej se nuk i njihte me parë vëllezërit Baho, por ata dolën në skenë pas masakrës së Bradasheshit ku u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay).

Më tej, Mikael Qosja bisedon me një person të paidentifikuar ku shkruan se: Aldo Baho ka patur shumë fat pasi nga 30 gjuajtje vetëm 3 e kanë kapur dhe nuk ishte as në rrezik jete gjatë atentatit. Mikael Qosja (Kamami) tregon më tej në bisedë se grupi atentatorëve ishte gati dhe se e kanë ndjekur dhe ditë më para Aldo Bahon por ai ka ikur shumë shpejt.

Gjatë komunikimit Mikaeli, kur bisedon për ekzekutorët i referohet në vetën e parë shumës, “...na thyu fenerin e makinës” ; “ishin në ecje”. Hetuesit dyshojne se Mikael Kamami ka qënë së bashku me grupin në organizimin e atentatit ndaj vëllezërve Baho.

 “Atentati ndaj vëllezërve Baho, si pasojë e të cilit ka humbur jetën shtetasi Klevin Baho dhe ka mbetur i plagosur vëllai i tij shtetasi Aldo Baho, është kryer me qëllim eleminimin e njerëzve të afërt të shtetasit Erion Alibej të cilët mund ta ndihmonin atë në gjetjen e personave që janë përfshirë në vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij më datë 29.12.2018, pranë restorant “Dervishaj”, në Bradashesh Elbasan”, thuhet në dosje.

Sipas SPAK, nga komunikimet në Sky, rezulton e qartë që interesuari i drejtpërdrejtë dhe financuesi për vrasjen e Sandër Bahos, ishte i hetuari Franc Çopja, për motive hakmarrje. Kjo sepse Sandër Baho, i nxitur nga Erion Alibej, ishte duke u interesuar për vrasjen e trefishtë në Bradashesh. Po ashtu Franc Copja donte dhe tu jepte mesazh njerëzve që i rrinin afër Erion Alibej se çfarë fundi i priste.

“Lidhur me këtë episod, edhe pse Hajdar Çopja nuk rezulton të ketë biseda, si bashkëfinancues, nga tërësia e bisedave të kqyrura në Sky CC, rezulton se në këtë ‘’’luftë’’ midis grupit Alibej  dhe atij Copja, Franc Çopja ka patur në krah vëllanë e tij, pikërisht të hetuarin Hajdar Çopja, të cilët të dy së bashku kanë financuar organizatën me qëllim hakmarrjen ndaj grupit tjetër Alibej”, thekson prokuroria.

NGa hetimet e SPAK është provuar se atentati ndaj vëllezërve Bahi është financuar dhe porositur nga vëllezërit Çopja, shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja), kjo për shkak të lidhjes shoqërore që shtetasi Aldo (Aleksandër) Baho ka patur me shtetasin e ndjerë Endrit Alibej si dhe vëllain e tij shtetasin Erion Alibej.

Mikael Qosja (Kamami) ka patur rolin e organizatorit, ndërsa i shumëkërkuari Talo Çela, ka qënë në rolin e drejtuesit të mjetit që u përdor në vrasje. Altin Ndoci, Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza (dy të fundit të ekzekutuar në Durrës në dy atentate pranverën e 2020) kanë patur rolin e ekzekutorit. Ndërsa persona të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar ende kanë ndihmuar autorët nëpërmjet dhënies së informacioneve, apo asgjësimit të mjeteve të përdorura me qëllim zhdukjen e provave dhe mosgjetjen e tyre.

Lexo gjithashtu

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme