Ekskluzive 28 August 2024, 10:01 Nga VNA

Pas masakrës së Bradasheshit, Erjon Alibej rrëfen takimin me Suel Celën: Vëllanë ta vrau Franc Copja e Talo Cela

Ndaje në Whatsapp
Pas masakrës së Bradasheshit, Erjon Alibej rrëfen takimin me Suel

Pas vrasjes së vëllait të tij, Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, Erjon Alibej i njohur si Krymi, nisi gjuetinë e personave që kishin kryer atentatin mafioz. Ai kërkonte me cdo kusht hakmarrje.

Përmes lidhjeve të tij shoqërore, por edhe me miqtë e vëllait, Endrit kërkoi informacion për personat që kishin financuar, organizuar dhe realizuar vrasjen. Njëherazi ai nisi hakmarrjen, duke ekzekutuar me ndihmën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë dhe një skuadër vrasësish me pagesë të gjithë personat që kishin ekzekutuar vëllain e tij.

Erjon Alibej mundi të mësonte se masakrën e kishin financuar vëllezërit Franc e Hajdar Copja dhe se krah tyre ishte edhe Talo Cela, i cili pas ngjarjes në 2018 është marrë edhe në pyetje, për shkak se nuk ishte në kërkim.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Erjon Alibej flet edhe për një bisedë të kryer me Suel Celën, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit.

“Ishte një kohë që flitej se atentatin e kanë bërë vëllezërit Çopja, Hajdar Çopja, Franc Çopja. Në këtë kohë kam vajtur në Hollandë dhe kam takuar Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet sakëtëisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit.Në Hollandë unë kam qëndruar në Rotterdam, kurse Sueli ishte në Den Haag (Hagë). E takoj Suel Çelën në shpinë e tij në Hagë.

U ulëm në tavolinë, filloi të diskutojë dhe më thotë që ‘ta kanë bërë Franc Çopja, me Talon. Franci me Talon, me Kelin’, kaq më përmend. Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën nuk e kisha dëgju në jetën time. Ta them dhe Endriti ska pas dëgju kurrë për Talo Çelën, kur Talo Çelën e njifte gjithë qyteti se kush ishte, si ishte, ça ishte. Neve nuk e njihnim. ‘Ta ka bërë Talo’, më tha, ‘Ta ka bërë Keli, ta ka bërë Franci me Darin’, më tha. Por ‘arsyeja pse ma kanë bërë kta?’ i thashë. Më tha ‘flitet për 50 kile që kanë humb në Angli...dhe sikur ia keni marrë ju...50 kile drogë”, dëshmon Erjon Alibej për bisedën e zhvilluar më Suel Celën në Holandë.

Aktualisht Suel Cela është në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ndërsa, lidhur me masakrën e Bradasheshit, por edhe dhjetra atentate e ngjarje të tjerë, SPAK akuzon organizatën kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Copja, vëllezër, ku i pari ndodhet në burg në Belgjikë, pasi u ekstradua nga Dubai, ndërsa i dyti ndodhet ende në Dubai.

Nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, është kryer nga

Franc Gargely alias Franc Çopja dhe Franc Copja, në rolin financuesit dhe porositësit. Mikael Qosja alias Kel Kamami dyshohet të ketë patur rolin e organizatorit në ngjarje, Talo Cela ka parur rolin e organizatorit të grupit të tij të vrasësve me pagesë dhe ka qenë shofer i automjetit në momentin e krimit.

Altin NDoci dhe Besmir Haxhia kanë qenë ekzekutorë. Besmir Haxhia u vra më vonë me urdhër të Erjon Alibej bashkë me vëllain e tij Viktor Haxhinë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka patur rolin e pjesëmarrësit në ngjarje, Eljo Bitri, rolin e vëzhguesit. Të njëjtin rol ka patur dhe Emiljano Ramazani i cili po ashtu është ekzekutuar me urdhër të Erjon Alibej.

Organizata Copja u godit së fundmi nga SPAK dhe u zbuluan dhjetra krime, ndërsa kundërshtari i tyre Erjon Alibej ndodhet pas hekurave prej kohësh dhe dyshimet po ashtu për vrasje e krime te tjera të rënda.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme