Ekskluzive 21 Gusht 2024, 11:14 Nga VNA

Eksperti i mbetjeve toksike në Tajlandë, prokuroria hetim zyrtarëve të Portit për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
Eksperti i mbetjeve toksike në Tajlandë, prokuroria hetim

Prokuroria e Durrësit po heton për shpërdorim detyre zyrtarët e Portit të Durrësit që dyshohet se kanë lejiar eksportin e mbetjeve toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës.

Burime konfidenciale pohuan për VNA se bazuar në nenin 202 të kodit penal për “transportin e mbetjeve toksike” po hetohet dhe kompania “Kompania Sokolaj shpk. Sipas organzit të akuzës “Sokolaj shpk” i ka blerë mbetjet pranë KURUM dhe i ka transportuar ato drejt Tajlandës pa marrë miratimin e vendit pritës.

Ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare parashikojnë që përgjegjësia për asgjesimin e lëndëve toksike nis që nga prodhuesi që duhet të sigurohet për shkatërrimi e tyre dhe në vijim tek organet përkatëse që monitorojnë transportin dhe asgjesimin e tyre. Ministria e Mjedisit reagoi dje duke larguar nga vetja përgjegjësinë pasi nuk ka dhënë autorizim për transportin e mbetjeve toksike nga Durrësi drejt Tajlandës.

Më herët VNA ka raportuar se ka qenë kjo ministri që dy vite më parë ka pajisur me licencë për transport të lëndëve toksike kompaninë “Sokolaj shpk”. Që nga një vëzhgim i përciptë duket se nuk ka as ekspertizë dhe as eksperiencë për këtë lloj transporti.

Megjithatë ky duket vetëm maja e ajsbergut të një skandali që me gjasë ka përmasa më të mëdha se ngarkesa e dy anijeve të Maersk. Në një komunikim me organizatën ndërkombëtare Groundwork (që dha alarmin për anijet me mbetjet toksike) drejtues të saj konfirmuan për VNA se dhe gjatë muajit prill ka ndodhur e njëjta procedurë transporti ilegal me mbetje të paligjshme nga Porti i Durrësit drejt atij të Guanzho. Të paktën 100 kontenierë ndodhen në këtë port në pritje të kthimit drejt Shqipërisë. I njëjti fat pret dhe dy anijet e tjera që ndodhen rrugës së kthimit drejt Portit të Durrësit.

Lexo gjithashtu

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme