Ekskluzive 20 Gusht 2024, 17:32 Nga VNA

Çfarë ka ndodhur me transportin e 800 ton mbetje të rrezikshme? VNA zbardh zinxhirin e procedurave që duhej të ndiqnin autoritetet shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Çfarë ka ndodhur me transportin e 800 ton mbetje të rrezikshme?

Për të shpjeguar për publikun atë çfarë ka ndodhur me transportin e mbetjeve të rrezikshme, VNA pyeti një jurist të fushës që në kushtet e anonimatit na shpjegoi në mënyrë të thjeshtë se cilat janë disa nga procedurat standart që ndiqen në raste të ngjashme si ai me 800 ton mbetje toksike.

Në gjuhën ligjore një subjekt tregtar që prodhon mbetje, qofshin këto të rrezikshme ose jo, quhet gjenerues i mbetjeve. Në rastin e mbetjeve të rrezikshme subjekt tregtar ka detyrimin që të ndjekë fatin e mbetjeve që nga momenti i krjimit të tyre deri në momentin e asgjësimit ose përdorimit të tyre në një process tjetër.

Për mbetjet e rrezikshme kalimi i tyre nga gjeneruesi tek një subjekt tjetër që do t’i asgjësojë apo përdorë ato shoqërohet gjithnjë me një kontratë të shkruar, e cila ndër të tjera depozitohet edhe në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit, si autoriteti i vetëm shtetëror që monitoron në kohë reale zbatimin e kontratës.

Kontrata ka për qëllim t’i tregojë autoriteteve shtetërore pikën e nisjes së mbetjeve, pikën e mbërritjes së tyre dhe hallkën e ndërmjetme që është transportuesi.

Në rastin e transportit ndërkombëtar të mbetjeve (të rrezikshme ose jo) përveç elementëve të cituar më lart, në zinxhirin ndërmjet pikës së nisjes dhe pikës së mbërritjes përfshihet dhe autoriteti doganor. Ky i fundit, si për cdo product tjetër që del apo hyn në Shqipëri kontrollon dokumentacionin e produktit, kodin doganor të tij si dhe ekzistencën ose jo të pagesave që duhet të kryhen për eksportin e produktit.

Mbetjet e rrezikshme, si çdo product tjetër që i nënshtrohet kontrollit doganor, duhet të plotësojnë një numër dokumentash që përbëhen më së paku nga fletëanaliza dhe deklarata doganore (që përmban edhe kodin doganor të produktit, ose e thënë ndryshe kodin me të cilin identifikohet lloji i produktit që po eksportohet). Në rast se në deklaratën doganore rezulton që kodi doganor është ai i mbetjeve (të rrezikshme ose jo) është e nevojshme që dokumentacionit t’i bashkëngjitet edhe autorizimi i posaçëm i Ministrisë së Mjedisit.

Ngarkesa prej më shumë se 100 kontenierësh e nisur nga Porti i Durrësit, e cila nuk rezulton të jetë as e para dhe as e vetmja sipas të gjitha burimeve doganore të kontaktuar nga VNA nuk është deklaruar si ngarkesë mbetjesh të rrezikshme. Duke na bërë të dyshojmë se jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve nga shoqëria eksportuese e mbetjeve e për pasojë kryerjen e disa veprave penale në fushën doganore.

Ndoshta për këtë arsye administrata doganore, me publikimin e lajmit për dërgesën me mbetje të rrezikshme toksike e cila ka marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri ka vendosur që ta referojë në Prokurorinë e Durrësit veprën penale.

Sigurisht që mund të ketë dhe pista të tjera për sa kohë autoritetet përgjegjëse heshtin në kor duke shtuar dyshimet se në të gjithë skandalin janë përfshirë hallka përgjegjëse që tashmë duan të lajnë duart nga përgjegjësia. I takon organeve të drejtësisë të hetojnë dhe të hedhin dritë mbi të njohurat dhe mbi të panjohurat e këtij skandali. Që mbi të gjitha është një burim i madh dhe i rrezikshmëm dëmi për shëndetin e qytetarëve.

Lexo gjithashtu

Video

? E zhdukur në Gjermani, gjendet në Milano makina 12 mln euro! Një makinë super-luksi, aq e rrallë sa janë prodhuar vetëm 3 të tilla në botë, u sekuestrua nga Karabinierët në Milano. Vlera? 12 milionë euro! ? Hetimet e kryera nga Karabinierët treguan se automjeti ishte marrë me qira afatgjatë përmes një kontrate leasing, por gjatë gjashtë muajve të fundit, marrësi i makinës kishte ndaluar pagesën e kësteve. Më pas, makina ishte shitur tek një kompani milaneze dhe i ishte besuar për ruajtje. Pas sekuestrimit, të vendosur në bashkëpunim me Autoritetin Gjyqësor të Milanos, po vazhdojnë verifikimet për të identifikuar përgjegjësitë penale lidhur me vjedhjen dhe shitjen e automjetit. Makina ishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe u zbulua falë një sinjalizimi nga një qytetar i angazhuar nga një kompani në Nurnberg. Tani autoritetet po hetojnë për vjedhjen dhe shitjen e saj.

Granit Xhaka i dhuron fanellën Ramiz Lladrovcit i i pranishëm në 'Stamford Bridge' për të ndjekur nga afër fitoren e Sunderlandit ndaj Chelseat! Në një postim në Facebook, Lladrovci shkruan: “Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar. Krenar me edukatën tënde, faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit. Je i paarritshëm kampion”.

Denoncimi i studiuesit Auron Tare, në rrjetin e tij social Facebook, mbi hyrjen e mbuluar me plehra në Parkun Kombëtar të Butrintit. Statusi "Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 Shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vëndet më të rëndësishme të Trashëgimisë sonë kulturore në se nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit. E dyta imagjinoni se çfarë cfarë shikojnë vizitorët që hynë në Park çdo ditë".

? Fund i një epoke në Bavari! Dy kullat gjigante ftohëse të termocentralit bërthamor në Gundremmingen, në jug të Gjermanisë, u rrëzuan sot me një shpërthim të kontrolluar – një moment simbolik që shënon përfundimin e prodhimit të energjisë bërthamore në këtë zonë. ⚡?? Të ndërtuara me rreth 56 mijë tonë beton, kullat u hodhën në erë përmes tre shpërthimeve të planifikuara, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën nga larg këtë ngjarje historike, plot emocione mes nostalgjisë dhe shpresës për të ardhmen. ?? Termocentrali i Gundremmingen ka qenë për dekada shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, duke siguruar vende pune dhe stabilitet ekonomik për rajonin. Pas mbylljes në dhjetor 2021, procesi i çmontimit të plotë do të vazhdojë deri në vitin 2040, si pjesë e tranzicionit të Gjermanisë drejt energjinë së pastër dhe të rinovueshme. ☀️?️

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme