Ekskluzive 19 August 2024, 15:28 Nga VNA

Si u detyruan autoritetet shqiptare të thyejnë heshtjen për skandalin në Portin e Durrësit. Kush është organizata që dha alarmin e para për skandalin e trasnportit detar të mbetjeve toksike

Ndaje në Whatsapp
Si u detyruan autoritetet shqiptare të thyejnë heshtjen për

VNA raportoi ditë më parë për alarmin e dhënë nga një organizatë ndërkombëtare “Basel Action Network” për mundësinë e transportit të më shumë se 800 ton mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Lajmi i transmetuar nga prestigjiozja Bloomberg, kaloi thuajse pa zhurmë në Shqipëri. VNA ndoqi hap pas hapi mënyrën si u mundësua transporti dhe raportoi në kohë reale ngjarjen edhe pse autoritetet shqiptare heshtën në kor.

Dogana e Portit të Durrësit ishte e para që për të larguar pataten e nxehtë nga duart, nxitoi të referonte ngjarjen në Prokurorinë e Durrësit. E cila ka nisur hetimet por nuk dihet asnjë detaj më shumë. Edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit heshti për ditë me radhë. Ajo nuk iu përgjigj as pyetjeve të medias ndërkombëtare vetëm pas këmbënguljes së Bloomberg iu përgjigj me zëdhënësin që sqaroi se “Ministria nuk ka dhënë asnjë leje për transport të lëndëve toksike”. Por në fakt e njëjta ministri i ka dhënë licencën për transport për mbetjet toksike kompanisë “Sokolaj shpk”, e cila është kompania përgjegjëse për rastin.

Duket se autoritetet shqiptare pasi mbyllën etapën e heshtjes me shpresë se ngjarja do të harrohet, tashmë janë në garën e ethshme për t’ja lënë në derë njëra tjetrës këtë skandal. Që mesa duket ështe pikasur nga një organizatë jofitimprurëse të cilës i besojnë të gjithë autoritetet portuale në botë përsa kohë kanë ndaluar ankorimin e dy anijeve me mbetje në kalatat e tyre.

Por cila është organizata BAN që dha alarmin për mbetjet toksike.

VNA ju sjell më poshtë historikun dhe aktivitetin e saj

Basel Action Network (BAN) është një organizatë eksperte e besuar, avokate dhe partnere globale për drejtësinë mjedisore

Misioni i BAN është të mbrojë shëndetin dhe drejtësinë mjedisore globale duke i dhënë fund tregtisë toksike, duke katalizuar një të ardhme pa toksikë dhe duke bërë fushatë për të drejtën e të gjithëve për një mjedis të pastër.

Pse Bazel?

Emri i BAN-it lidhet me Konventën e Bazelit e Kombeve të Bashkuara të vitit 1989, e cila kufizon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme midis vendeve më të zhvilluara dhe vendeve më pak të zhvilluara.

BAN aktualisht trajton tre rryma mbetjesh toksike të mbuluara nga Konventa e Bazelit:

1. Mbetjet elektronike (e-mbeturinat), rryma e mbetjeve me rritje më të shpejtë globalisht

2. Anijet në fund të jetës, si anijet e mallrave që transportojnë mallrat tona.

3. Ndotja nga plastika

BAN ka si mision parandalimin e hedhjeve të mbeturinave mbi banorët më të varfër të botës.

Mbrojtja e njerëzve dhe planetit nga mbetjet toksike

BAN është një organizatë jofitimprurëse që synon të krijojë një botë të qëndrueshme ku sendet e hedhura të shoqërisë mbeten një forcë për të mirë. Ata besojnë se riciklimi i vërtetë duhet të jetë i përgjegjshëm mjedisor dhe shoqëror.

Që nga viti 1997, BAN ka punuar në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë mjedisore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme