Ekskluzive 15 Gusht 2024, 19:00 Nga VNA

800 ton mbetje të rrezikshme rrezikojnë të kthehen në Shqipëri ndërsa heshtja është reagimi i vetëm i Ministrisë së Mjedisit. VNA rendit pyetjet pa përgjigje për Mirela Kumbaron

Ndaje në Whatsapp
800 ton mbetje të rrezikshme rrezikojnë të kthehen në

Kontejnerët e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, që dyshohet se janë të mbushur me mbetje të rrezikshme, do të kthehen sërish në Shqipëri- ky lajm i publikuar nga media ka kaluar pa vëmendjen që meriton një rrezik i këtij përmasave për shëndetin e qytetarëve.

“Bloomberg” raportoi për këtë rast se pas denoncimeve të bëra nga organizata ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, kompania Maersk ka vendosur të kthejë dy anijet që mendohet se janë të ngarkuara me rreth  800 tonë mbetje industriale nga Shqipëria.

Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? A rrezikojmë të na kthehen pas mbeturina të dëmshme?

Fakt është se 800 ton pluhur nga furra elektrike u ngarkuan në portin e Durrësit në muajin korrik dhe kishin si destinacion final Tajlandën. Pluhuri nga furrat, që kërkon trajtim, është një produkt mbeturinash të rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i hekurit të përdorur dhe përmban okside metalesh toksike si kadmiumi dhe kromi, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit është organi kompetent që jep autorizimin për eksport të mbetjeve të rrezikshme për qëllim asgjësimi ose rikuperimi dhe të mbetjeve jo të rrezikshme që destinohen për qëllim asgjësimi. Kjo pasi të jetë marrë pëlqimi me shkrim nga autoriteti/et kompetent/e i destinacionit dhe/ose i transitit.

Në rastin e eksportit të mbetjeve për qëllime asgjësimi, asgjësuesi njofton ministrinë për marrjen nga ana e tij në kohën e duhur të mbetjeve në fjalë për kryerjen e asgjësimit, siç specifikohet në dokumentin e njoftimit dhe dokumentet e lëvizjes, sipas anekseve 1 dhe 2, të këtij vendimi, për çdo transfertë. Në qoftë se ministria nuk merr njoftimin brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e daljes nga pika doganore e Republikës së Shqipërisë, njofton me shkrim autoritetin përkatës të vendit të importit.

Pa dashur të hamendësojmë dhe spekulojmë për një çështje kaq delikate, si fillim VNA po i drejton Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (si organi përgjegjës) disa pyetje thelbësore:

1. A ka pajisur Titullari i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Autorizim subjekt për eksport mbetjesh për Thailand??

2. Cili është subjekti që ka dorëzuar kërkesën për eksport tëmbetjeve të rrezikshme??

3. A është plotësuar saktësisht kodet e mbetjeve sipas katalogut të Bazelit dhe kodi të Nomeklaturës Doganore?

4. Cili Ekspert mjedisi i licensuar ka specifikuar origjinën e mbetjeve në kërkesën e subjektit?

5. Transporti a është kryer më subjekt me Certifikatë ADR – së?

6. Kontrata e firmosur ka qenë në përputhje me kodet e mbetjeve dhe sasisë së kërkuar nga subjekti?

7. Pika fokale e përcaktuar nga MTM – ja, a ka njoftuar tëgjithë vëndet e kalimit tranzit dhe vendit importues? Nëse Po vendosjen në dispozicion përgjigjet apo ka qenë një Fake e lajmit të publikuar??

8. Në rast kthimi të këtyre mbetjeve të rrezikshme si do të trajtohen ligjërish (Import/ Trajtim si dhe ku depozitohen??)

9. A është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Doganës nga MTM për eksportin e mbetjeve ose anasjelltas, si detyrim i pikës 36 të VKM – së Nr. 641, , datë 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve’

Më poshtë gjeni të plotë legjislacionin mbi të cilin duhet që Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit të sqarojë publikun për rrezikun e mbetjeve që mund të kthehen në Portin e Durrësit.

Në zbatim të kërkesave së pikës 7, të VKM – së Nr. 641, , datë1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullavepër eksportin e mbetjeve dhe kalimin tranzit të mbetjeve jo tërrezikshme e të mbetjeve inerte”, të ndryshuar personi fizik dhejuridik i cili eksportojë mbetje të rrezikshme duhet të dorëzojë nëMTM dokumentacionin si vijon:

“a) Kërkesën, në të cilën shprehen e përcaktohen qartë:

i. të dhënat e personit fizik/tregtarit apo të personit juridik (NIPT, Leje mjedisore të Tipit III-1 A/B dhe Licencën III/2-B e cila duhet të jetë në përputhje me kërkesat e Lejës së Mjedisit;

ii. një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen, ku të përcaktohen:

- lloji i mbetjeve, sipas kodit tarifor;

- Lloji i mbetjeve sipas Katalogut të mbetjeve (VKM nr. 402/2020);

- Kodi sipas Konventës së Bazelit;

- Sasia, e cila duhet të jetë në përputhje me sasinë e përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet palëve dhe me pikën 5 të formularit, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi;

iii. vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i destinacionit final të mbetjeve dhe vendet e kalimit tranzit;

iv. mjetet e transportit të mbetjeve të rrezikshme, të pajisura me certifikatën e miratimit të mjetit, sipas ADR-së, në zbatim të ligjit nr. 118/2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, nëse këto mbetje përfshihen në aneksin A të ADR-së;

v. mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve.”.

“d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe, të kontratës së lidhur ndërmjet personit fizik/tregtarit apo personit juridik që eksporton dhe atij që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur ndërmjet palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet.”.

“dh) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në të cilin tregohet edhe sasia e mbetjeve për t’u eksportuar, siç përcaktohet në kontratën sipas parashikimit në shkronjën “d”, të kësaj pike. Formulari duhet të përmbajë, në hapësirat përkatëse, firmën e vulën origjinale të personit fizik/tregtarit apo të administratorit të personit juridik.”.

“e) Faturën e garancisë financiare apo të sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi. Garancia duhet jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”

ë)Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se ka paguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të Ministrisë, në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme.

Me plotësimin e dokumentacionit nga subjekti Fizik/Juridik:

Ministria njofton në rrugë zyrtare autoritetin kompetent të destinacionit dhe autoritetin/et kompetent/e të transitit në momentin e marrjes së kërkesës për eksport të mbetjeve sipas pikës 7, të këtij vendimi. (Pika fokale e përcaktuar nga MTM)

Njoftimi bëhet në formë shkresore dhe një kopje e skanuar i dërgohet edhe në rrugë elektronike autoritetit kompetent të destinacionit dhe autoritetit/eve të transitit.

Video

? E zhdukur në Gjermani, gjendet në Milano makina 12 mln euro! Një makinë super-luksi, aq e rrallë sa janë prodhuar vetëm 3 të tilla në botë, u sekuestrua nga Karabinierët në Milano. Vlera? 12 milionë euro! ? Hetimet e kryera nga Karabinierët treguan se automjeti ishte marrë me qira afatgjatë përmes një kontrate leasing, por gjatë gjashtë muajve të fundit, marrësi i makinës kishte ndaluar pagesën e kësteve. Më pas, makina ishte shitur tek një kompani milaneze dhe i ishte besuar për ruajtje. Pas sekuestrimit, të vendosur në bashkëpunim me Autoritetin Gjyqësor të Milanos, po vazhdojnë verifikimet për të identifikuar përgjegjësitë penale lidhur me vjedhjen dhe shitjen e automjetit. Makina ishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe u zbulua falë një sinjalizimi nga një qytetar i angazhuar nga një kompani në Nurnberg. Tani autoritetet po hetojnë për vjedhjen dhe shitjen e saj.

Granit Xhaka i dhuron fanellën Ramiz Lladrovcit i i pranishëm në 'Stamford Bridge' për të ndjekur nga afër fitoren e Sunderlandit ndaj Chelseat! Në një postim në Facebook, Lladrovci shkruan: “Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar. Krenar me edukatën tënde, faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit. Je i paarritshëm kampion”.

Denoncimi i studiuesit Auron Tare, në rrjetin e tij social Facebook, mbi hyrjen e mbuluar me plehra në Parkun Kombëtar të Butrintit. Statusi "Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 Shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vëndet më të rëndësishme të Trashëgimisë sonë kulturore në se nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit. E dyta imagjinoni se çfarë cfarë shikojnë vizitorët që hynë në Park çdo ditë".

? Fund i një epoke në Bavari! Dy kullat gjigante ftohëse të termocentralit bërthamor në Gundremmingen, në jug të Gjermanisë, u rrëzuan sot me një shpërthim të kontrolluar – një moment simbolik që shënon përfundimin e prodhimit të energjisë bërthamore në këtë zonë. ⚡?? Të ndërtuara me rreth 56 mijë tonë beton, kullat u hodhën në erë përmes tre shpërthimeve të planifikuara, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën nga larg këtë ngjarje historike, plot emocione mes nostalgjisë dhe shpresës për të ardhmen. ?? Termocentrali i Gundremmingen ka qenë për dekada shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, duke siguruar vende pune dhe stabilitet ekonomik për rajonin. Pas mbylljes në dhjetor 2021, procesi i çmontimit të plotë do të vazhdojë deri në vitin 2040, si pjesë e tranzicionit të Gjermanisë drejt energjinë së pastër dhe të rinovueshme. ☀️?️

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme