Ekskluzive 12 Gusht 2024, 18:35 Nga VNA

“Afera 5D”, si kunati i ish-zyrtarit të lartë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, ankohej se po i linin fëmijën pa bukë, pasi e larguan nga kompania

Ndaje në Whatsapp
“Afera 5D”, si kunati i ish-zyrtarit të lartë të

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për kompaninë 5D Konstruksion, pronarët faktikë të së cilës sipas SPAK janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës, njerëz të besuar të Erjon Veliaj.

Jo vetëm merrnin tenderat e Bashkisë, por Redi Molla dhe Mariglen Qato si drejtues të këtij institucioni firmosnin edhe punësimet apo largimet nga kompania 5D. Të cilat i bënin po nga zyrat e Bashkisë, cka forcon edhe më tej dyshimet e prokurorisë, se zotëronin në mënyrë indirekte 5D edhe pse në letra administrator rezultonte Nestor Muhametllari.

Në dosjen e SPAK ndër të tjera përmendet Taulant Cjapi, person i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Në një bisede të zbardhur në dosje Cjapi i shkruan shtetasit Nestor Muhametllari, administratorit të kompanisë dhe i ankohet për largimin nga puna dhe se “po i linin fëmijën pa bukë”. Muhametllari i përgjigjet” “…vendimi për ty më ka ardhur”, duke hequr në këtë mënyrë përgjegjësinë nga vetja dhe duke nënkuptuar se vendimi nuk ishte marrë prej tij.

Sic rezulton më poshtë vendimi për largimin nga kompania ishte marrë nga Mariglen Qato, që dyshohet të jetë njëri nga dy pronarët faktikë të 5D.

“Sot mora vesh që tkan thënë që hiqe Landin nga puna, ti je me koshient që un aq sa kam ditur kam bërë, edhe mbase nga mosditja po jo tmë lini fëmijën pa bukë”, i shkruaj Cjapi – Muhametllarit.

Nestori i përgjigjet: “O Land ty as nuk të kam sjellë, dhe as nuk të kam hequr unë…vendimi për ty më ka ardhur. Flasim Landi.

Taulanti vijon më tej: “skemi ca flasim më, ti i kishe thënë Merit që Landi sbën asgjë ndërkohë që un per kok cunit t’kam kërku pun përdit dhe ti i kishe thënë që Landi sbën për asgjë. Kshu më tha tel, un di se jam sjell mirë”.

Këto komunikime provojnë - sipas SPAK - se edhe pse Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, në këtë rast nuk është ai që ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Vendimi - theksohet në dosje – është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohen shtetasit Z. Mariglen Qato.

Në dosje përmendet gjithashtu dhe kallëzimi i paraqitur nga Belind Këllici, në të cilin rezulton se Taulant Cjapi është kunati i Mariglen Qatos dhe është nëpunës në Bashkinë e Tiranë. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Elisabeta Cjapi është drejtoreshë finance tek UKT, cka ngre dyshime të forta edhe për nepotizëm në Bashkinë së Tiranës.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme