Ekskluzive 10 Gusht 2024, 11:00 Nga VNA

“Vdekja” e paralajmëruar e shtypit shqiptar, në 11 vite 14 gazeta të përditshme print dolën nga qarkullimi

Ndaje në Whatsapp
“Vdekja” e paralajmëruar e shtypit shqiptar, në 11 vite 14

Në 31 Korrik 2024, “Gazeta Shqiptare” publikoi numrin e fundit në versionin e shtypur, print. Gazetë e përditshme, ndër më të vjetrat ne Shqipëri, e themeluar në vitin 1927 me publikim deri në vitin 1939 (pushoi së botuari gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë), rifilloi të publikohej më 22 prill 1993 dhe prej10 ditësh kjo gazetë i mungon tregut, lexuesve dhe mbi të gjitha historisë së shtypit shqiptar.

Ndryshe nga sa pritej, në të tilla raste, mbyllja e një gazete, aq më tepër një prej gazetave të përditshme më të rëndëishme të vendit, kaloi pa asnjë njoftim nga botuesi i saj. Nuk u dha asnjë shpjegim apo arsye për mbylljen e gazetës, të paktën një mesazh për lexuesit. Kjo ngjarje, kaloi pa asnjë reagim edhe nga shoqatat e gazetarëve. Të vetmit të solidarizuar me “vdekjen” e një gazete të përditshme, ishin punonjësit dhe ish-punonjësit e “Gazetës Shqiptare”.

Trëndafile Visha, gazetare dhe drejtuese e Gazetës Shqiptare deri në ditët e fundit të publikimit, shkroi në një status se mbyllja e versionit të shtypur të gazetës ishte “një vdekje e paralajmëruar”.

Ishte një vdekje e paralajmëruar, një vdekje pas një lëngate të gjatë, dhe aspak në nderin e saj, aspak në nderin e saj”, shkroi Visha, duke shtuar se e marta, 30 korrik 2024, ishte dita e fundit e publikimit të Gazetës Shqiptare. Numri i fundit u shtyp më 31 korrik.

Nga sot Gazeta Shqiptare do të mungojë në treg. Një pjesë e shpirtit tim sikur ka ‘vdekur' bashkë me heqjen e saj nga tezgat”, shkroi në Facebook gazetarja Klodiana Lala.

Ilir Kulla, ekspert sigurie dhe analist gjeopolik, në një status në rrjetin social “Facebook” teksa kujtoi gazetatërët dhe bashkëpunëtorët e tij, shkroi se “Mbyllet një epokë historike e medias shqiptare Gazeta Shqiptare ku kam patur nderin të jem pjesë”, teksa përmend secilin prej tyre, cilëson se “ka qenë një kapitull nderi per median shqiptare përsa kohë bëhej media dhe jo biznes”.

Pedagogu dhe gazetari i njohur Mentor Kikia “Gazetën Shqiptare” e cilësoi shkollë të gazetarisë, në kohën kur, sipas tij, e vetmja shkollë gazetarie ishte ajo e Zërit të Popullit. “Kur mëson për ndalim zyrtar të publikimit të një gazete në formën e printuar, të duket si një lajm vdekjeje”- shkroi Kikia, teksa mes rreshtash pranoi se “Shtypi, pra gazetat e printuara, ka kohë që kanë dalë nga “moda”. Qëkurse teknologjia u sulm furishëm mbi çdo fushë të njerëzimti, gazetat në kioska ranë së shituri. Ajo rutina e blerjes së gazetës e më pas leximi në kafene, u shua. Sepse çdo gjë tashmë është në telefon”.

 Situata

Mbyllja e një gazete të përditshme kurrsesi nuk mund të na linte indiferentë. VNA kreu një vëzhgim, nëpër rrugët dhe rrugicat e Tiranës nisëm të kërkonim për gazetashitës, kioska po edhe librari ku mund të gjenim gazeta. Në libraritë kryesore të kryqytetit, gazeta, nuk ishte më artikull që shitej, ndaj dhe mungonte. Edhe pse Tirana është e mbushur me kioksa, gazeta vetëm shumë pak prej tyre shesin, numërohen me gishtat e dorës. Ndërsa tezgat me gazeta apo revista nëpër rrugë janë zhdukur plotësisht. Përfundimisht arritëm të gjenim gazeta në shitje, një kioskë, në pikën afër zonës të njohur si Libri Universitar. Tezga e gazetave ishte zhgënjyesë, vetëm këto gazeta të përditshme gjenden sot në vitin 2024 në tregun shqiptar; Gazeta Panorama, Panorama Sport, Gazeta Dita, Gazeta Sot, Gazeta Tema, Gazeta Telegraf dhe Gazeta Fjala.

Arkiva

Drejtohemi për tek Biblioteka Kombëtare, në një institucion që prej vitesh nuk funksionon me akses të plotë për publikun, me shërbime të cunguara dhe me libra e arkiva që ruhen arkave të bananeve, nisim kërkimet për gazetat e përditshme. Me shpresën për të mësuar më shumë mbi shtypin shqiptar, 10-11 viteve e fundit.

Sa gazeta të përditshme botoheshin në Shqipëri, të paktën në dekadën e fundit?

Kërkojmë gazetat e përditshme të botuara në vitin 2013 (Korrik 2013).

Përgjigja: 21 gazeta të përditshme që botoheshin dhe shiteshin përgjatë vitit, jo fort të largët, vitit 2013. Kohë kur PS erdhi në qeveri. Gazeta partiake, gazeta të pavarurara, informative por edhe sportive. Peisazhi i shtypit të shkruar ofronte gamë të gjërë përmbajtjesh dhe informacioni.

Ndërsa sot, kjo panoramë është goxha e zymtë. Përgjatë këtyre 10-11 viteve, 14 gazeta të përditshme janë mbyllur. Tatëpjeta e shtypit të shkruar shqiptar në Shqipëri ka nisur vite më parë;  ulje tirazhi, numrin e faqeve, mos shpërndarje në të gjithë vendin derisa u gjetën pa mundësi financiare dhe pa shitje. Sot, ato po mbyllen njëra pas tjetrës.

 

 

 

GAZETAT TË PËRDITSHME NË VITIN 2024

Gazeta Panorama‌

Panorama Sport‌

Gazeta Dita‌

Gazeta Sot‌

Gazeta Telegraf‌

Gazeta Fjala

Gazeta Tema

 

GAZETA TË PËRDITSHME NË VITIN 2013

  1. ‌Gazeta Rilindja Demokratike
  2. ‌Gazeta Zëri i Popullit
  3. ‌Gazeta 55
  4. ‌Gazeta Koha Jonë
  5. ‌Gazeta Metropol
  6. ‌Gazeta Telegraf
  7. ‌Gazeta Shqiptare
  8. ‌Gazeta Panorama
  9. Gazeta Shqiptarja.com
  10. Gazeta Tema
  11. ‌Gazeta Shqip
  12. ‌Gazeta Shekulli
  13. ‌Gazeta Mapo
  14. ‌Gazeta Standard
  15. ‌Gazeta Dita
  16. ‌Gazeta Sot
  17. ‌Gazeta Republika
  18. ‌Gazeta Ballkan
  19. ‌Gazeta Sporti Shqiptar
  20. ‌Gazeta Sporti Ekspres
  21. ‌Gazeta Panorama Sport

Lexo gjithashtu

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme