Ekskluzive 4 Gusht 2024, 11:40 Nga VNA

Zgjedhjet në Himarë si Odiseu ndërmjet Shilës dhe Karibdës!

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Himarë si Odiseu ndërmjet Shilës dhe

Perënditë dhe historitë e tyre, edhe pse mund të jenë imagjinatë njerëzore, bazën e kanë në një realitet dhe vijojnë e rrëfehen për të tjera realitete që u përngjasojnë.

E gjithë ngjarja me zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës i përngjan udhëtimit të Odiseut midis Shilës dhe Karibdës. Ta sqarojmë që në fillim, Odiseu i përvuajtur që udhëton për vite e vite drejt shtëpisë dhe familjes së tij, është populli i Himarës që thirret në zgjedhje gjithmonë mes tensionesh të forta politike dhe tensionesh të shtuara nga ndërhyrjet nga jashtë. Si Odiseu i përvuajtur populli i Himarës kërkon dhe meriton që përmes zgjedhjesh të rehatohet në trojet e tij, në shtëpitë dhe pronat e veta, që janë bërë pre e grabitjes nga lakmia pushtetore. Populli i Himarës meriton të zgjedhë qetësisht përfaqësuesin që t’u mbrojë interesat, por në fakt është bërë pre e interesave gllabëruese edhe nga politikat e fqinjit jugor. Dhe gjithmonë është detyruar të zgjedhë kryetarin e bashkisë ndërmjet një kandidati të mbështetur nga shovinistët grekë (jo pak herë kemi qenë dëshmitarë pamjesh ku në zgjedhjet e Himarës është ofenduar Shqipëria, pra atdheu e mëmëdheu i himariotëve, janë dëgjuar ulërima jo në gjuhën shqipe e kanë ardhur andartët e kohëve moderne të hipur mbi autobusë e makina) dhe kandidatit tjetër të mbështetur nga interesat e politikës qeveritare për të grabitur troje e prona. Nuk ka rëndësi cila parti ka mbështetur kë, pasi në vijimësi kanë ndërruar krahët. Ajo që mbetet e pandryshuar është se gjithmonë populli i Himarës detyrohet të zgjedhë ndërmjet dy përbindshave gllabërues, Shilës dhe Karibdës.

Nuk ndryshojnë edhe zgjedhjet që mbahen sot në këtë zonë. Madje ka evoluar edhe më tej e keqja. Kushdo që do të fitojë në letra nuk është fitore assesi për himariotët. Provokimin e krijuar nga opozita së pari me kandidimin e Belerit dhe së dyti me zëvendësimin e tij me Gjikurinë, të dy të dalluar për veprimtari vorioepirote në dëm të interesave shqiptare, e ka vijuar pozita me provokimin e tretë, duke kandiduar Vangjel Tavon, një minoritar. Pra asnjë kandidat shqiptar. Me këtë rast të dy partitë kryesore të vendit duan të zyrtarizojnë kërkesën e vazhdueshme shoviniste të Greqisë se Himara është zonë minoritare. Pra nuk ka rëndësi se cili fiton sot. Rezultati në çdo rast është i dëmshëm për himariotët shqiptarë.

Jo vetëm kaq, por në fjalimet e tij “popullore” të mbushura me injorancë, kryeministri Rama guxoi dhe bëri provokimin e radhës tek krahasonte himariotët me baskët. “Po diskutonim gjithë historinë, çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet qoftë me Tiranën, qoftë me Athinën. Dhe në fund fare konkluzioni është po ai, janë himarjotë, janë si korsikanët, janë si baskët, janë komplet gjë tjetër”, u shpreh Rama.

Nuk e dimë se nga e gjen dhe ku e bazon këtë paralelizëm Rama, por pasoja politike e saj është e dëmshme për Shqipërinë, integritetin territorial dhe dhuratë e këndshme që do ta shfrytëzojnë në të ardhmen shovinistët antishqiptarë.

Pa i hyrë sqarimit të detajuar, në thelb baskët përfaqësojnë, po e emërtojmë, një grupim të ndryshëm nga spanjollët dhe francezët, me territore historike që shtrihen në të dy shtetet, dhe gjuhë linguistikisht të ndryshme nga spanjishtja dhe gjuha franceze. Ndërkohë që sot një pjesë e territorit bask përfaqëson njësi të veçantë autonome në kuadër të shtetit spanjoll, i cili siç dihet përbëhet nga 17 komunitete autonome dhe 2 qytete autonome.

Shqipëria që në krijimin e saj është shtet pa territore apo komunitete autonome. Himara është pjesë e natyrshme përbërëse e vijueshme e shtetit shqiptar dhe e tillë ka qenë, edhe nëse historikisht marrëdhëniet ekonomiko-tregtare e kanë bërë të mësojë të flasë pjesërisht greqisht, madje dhe italisht (venomet e Perandorisë Osmane). Himara nuk ka qenë dhe nuk është e bashkëngjitur me zonën e shpallur minoritare e mbi të gjitha përbëhet në shumicë dërrmuese nga malësorë shqiptarë, sepse e tillë është gjeografia fizike e kësaj krahine.

Nuk e dimë nëse krahasimin me baskët kryeministri e bëri si servilizëm për të prekur sedrën e himarjotëve për vota; si sinjal për shovinistët fqinjë se Himara mund të kalojë në krahinë autonome për të ushqyer oreksin gllabërues të tyre, që në këtë rast përbën tradhti ndaj Shqipërisë; apo është një shprehje e radhës e injorancës dhe kompleksit të urrejtjes që ka ky individ (dhe disa eksponentë rreth tij) me malet dhe malësorët shqiptarë (kujtojmë përçmimin e shprehur me termin “alpin” për malësorët e veriut të shprehur nga Rama apo dhe shprehjen më të fundit të znj. Xhaçka që e donte plazhin “që të mos vijë dikush nga mali të ngulë çadrën”).

Pra cilido që të jetë rezultati sot, është bërë një dëm shumë i madh. Himarjotët detyrohen të zgjedhin ndërmjet pseudopolitikanëve që përkrahen nga Greqia

Lexo gjithashtu

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme