Ekskluzive 29 Korrik 2024, 11:00 Nga VNA

Për të kënaqur turistët dhe për të ruajtur fytyrën e autoriteteve, Vlorës ja heqim plehrat nga para syve dhe ia fusim në mushkëri

Ndaje në Whatsapp
Për të kënaqur turistët dhe për të ruajtur

Vlora, qyteti që duhet të ishte simboli i investimeve qeveritare për turizmin në 11 vitet e fundit, është kthyer në arenën e një katastrofe mjedisore të dirigjuar nga autoritetet. Djegia ilegale e mbetjeve, në një vend depozitim po aq ilegal, po merr përmasa shqetësuese, duke u përsëritur për të disatin vit radhazi.

Kjo nuk është vetëm emergjencë mjedisore. As thjesht një pakujdesi. Është mosmenaxhim i organizuar i të gjithë organeve vendore në Vlorë,qeverisë qendrore dhe organeve ligjzbatuese, të cilat kanë pjesën e tyre të papërgjegjshmërisë gjithashtu. Kjo sepse vërtet asetet publike nën hetim sekuestrohen (siç e kërkon ligji) por kjo nuk mund të bëhet në mënyrë amatore duke e lënë pronën në mëshirë të fatit. Veprat fundore të menaxhimit të mbetjeve në vend (incenetaratorë dhe landfillë), janë objekte me rëndësi madhore në nivel kombëtar.

Pavarësisht se çfarë po digjet (mbetje të përziera urbane, plastikë, apo produkte të “riciklimit”), djegia e mbetjeve krijon dhe/ose lëshon përvec gazeve të karbonit, kimikate dhe ndotës të dëmshëm, duke përfshirë:

Ndotës të ajrit si grimcat e imëta, të cilat shkaktojnë sëmundje të mushkërive dhe të zemrës;

Metale të rënda si plumbi dhe merkuri, që shkaktojnë sëmundje neurologjike;

Kimikate toksike si PFAS dhe dioksinat, që shkaktojnë kancer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Sa herë shoh pamje nga Vlora e ditëve të fundit, veç dhimbjes për këtë pasuri që shkon dëm më vjen ndërmend ky përkufizimi Organizatës Botërore të Shëndetit . Në Vlorë, qytetin qe do të duhej të ishte sot krenaria e investimeve të qeverisë në 11 vitet e fundit, turisti dhe qytetari I Vlorës, përballet me një katastrofë mjedisore të menaxhuar pa kujdes nga autoritetet. Djegia ilegale e mbetjeve në një venddepozitimi illegal, ka marrë përmasa shqetësuese, të përsëritura, për të disatin vit radhazi. Por, për autoritetet lokale, ky duket të jetë thjesht një tjetër episod i një shfaqeje të vazhdueshme të vandalizmit të kushedi cilit të ikur në drejtimin e paditur, teksa autoritetet e ndjekin pas.

Në fakt, kjo është vetëm indiferencë dhe papërgjegjshmëri e autoriteteve. Andaj i nderuar kryetar i Bashkisë, përpara se të dalësh të kërkosh autorin në drejtim të paditur, konsidero se Ligji i Mbetjeve, neni 21, pika 16 ju njeh juve personalisht përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen në territorin e njësisë ku ushtroni detyrën. Shtoji gjithashtu kësaj pike edhe faktin që djegia e mbetjeve është krim mjedisor, e krimet mjedisore tashmë janë pjesë e kodit penal.

Për ministrinë përgjegjëse, heshtja për këtë çështje është dëshmia më e mirë e dështimit të saj. Menaxhimi i sektorit nuk është vetëm disa foto si gjeli majë plehut gjatë aksioneve kooperativiste pa doreza; sepse duket qartë që sektori është në kolaps përveç fotove të propagandës. Edhe pse në fakt kolapsi ende nuk është shfaqur plotësisht ndërsa ministria e turizmit “hedh valle” rreth mbeturinave që digjen në Vlorë.

Në të gjithë këtë amulli informacioni, prej mediave nga njëra anë dhe tymit që po u merr frymen nga ana tjetër, qytetarët duhet të dinë se ky është një problem i trashëguar që mesa duket do të duhet ta kenë aty për edhe shumë kohë të gjatë.

Analizat e kryera gjatë viteve 2016-2017 evidentuan nevojën për një landfill në fshatin Sherishtë, jug të qarkut të Vlorës, me kushte optimale sanitare. Puna filloi me bujë, dhe në qershor të vitit 2021 duhej të ishte inauguruar. Por, për shkak të problemeve komplekse, përfshirë sekuestrimin, ky landfill pothuajse i përfunduar asnjëherë nuk u vu në punë. Kredia e marrë nga KFW do të paguhet gjatë nga qytetarët shqiptarë, ndërsa landfilli që nuk ka punuar asnjë ditë ka nisur të amortizohet. Askush nuk e di se kur do të mund të fillojë punën ky landfill. Askush ende nuk e di nëse ky landfill do të ketë fatin e dëshpëruar të inceneratorit të Fierit apo edhe më keq, mosmenaxhimin e plotë të inceneratorit të Elbasanit.

Po ku shkojnë mbetjet e Vlorës ndërkohë?

Në një venddepozitim illegal 12.6 ha. Ky që po digjet aktualisht, është një venddepozitim që nuk ka asnjë vendim funksionimi as nga Këshilli Bashkiak, asnjëherë. Nuk ka leje mjedisore. Në vitin 2015 është propozuar për herë të parë për mbyllje të menjëhershme. Në vitin 2018, aty depozitoheshin rreth 140 ton/ditë, sipas raportit të prodhuar atë vit nga ministria e mjedisit. Në këtë raport, vendimi I marrë nga grupi I inxhinierëve lokalë, autoriteve përgjegjëse dhe supervizorëve zvicerianë, specifikohet se ky venddepozitim “duhet mbyllur dhe të rehabilitohet zona përrreth, sepse ndodhet pranë zonave të banuara dhe I ka tejkaluar kapacitetet shfrytëzuese”. Sot, llogaritë mund t’i bëjë çdonjëri prej nesh, 6 vjet më vonë dhe t’I shtojë shifrat e turistëve që shtohen çdo vit në vend. Sidomos në Vlorë.

Bashkia i ka depozituar legalisht në këtë venddepozitim illegal mbetjet, përherë. Pa marrë asnjë masë mbrojtëse për to. As shkarkues gazi, as menaxhim mbrojtës 24 orë, 7 ditë jave, as rrethim të plotë, as shkarkim në ujrat nëntokësorë. Hiçgjë!

Nuk ka nevojë t'u vësh zjarrin mbetjeve, se ato marrin zjarr edhe vetë në këto temperatura. Por, mbetjet në këtë venddepozitim illegal aty afër fushës së Aviacionit në Vlorë, aq afër zonave të banuara, digjen sepse duhet të lirojnë vend që të depozitohen edhe të tjera.

Se aq vend ka. Venddepozitim illegal është ky.

Nuk ka qeliza landfilli, as gropë shtesë, as mirëmenaxhim. Kap e hidh! T’i heqim nga qyteti se i bëjnë foto turistët e dalin keq autoritetet. Ia heqim nga para syve dhe ia fusim në mushkëri. Askush nuk e kupton këtë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka asnjë të dhënë se sa ndikon ndotja në sëmundjet e popullsisë.

Në këtë skenë të çuditshme, ku djegia e mbetjeve shndërrohet në një performancë të zymtë, banorët e Vlorës janë spektatorët e pafajshëm. Vuajtësit e përhershëm dhe ata që paguajnë për këtë papërgjegjshmëri. Indiferenca e autoriteteve, heshtja e opinionit vlonjat janë çudia që shoqëron rënien e turizmit në një nga vendet më potenciale të turizmit në Shqipëri. Vlora nuk është dhe nuk mund të përdoret si fasandë për videot e propagandës qeveritare që nuk shet asgjë veç suksesit imagjinar të ministres së turizmit dhe qeverisë.

Nga Ornela Çuçi

Video

Zjarr në pyjet mbi fshatin Miras, Devoll Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, 10 efektivë zjarrfikës si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe sektori i pyjeve. Banorë të zonës i janë bashkuar gjithashtu përpjekjeve për fikjen e zjarrit, i cili deri tani ka përfshirë rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe dushqe të llojit qar. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen për shkak të erës së fortë. Fshati më i afërt me zonën e prekur është Sinica, i cili sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik të menjëhershëm, por do të mbahet nën monitorim në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

? HISTORI NGA HAPËSIRA! SpaceX sapo shkroi historinë me fluturimin e 10-të provë të Starship ?. Pas disa dështimesh të mëparshme, anija gjigante e Elon Musk u ngrit nga Starbase, Teksas dhe, pas 66 minutash në hapësirë, realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian ??. Shiko videon e uljes mbresëlënëse dhe mëso pse ky sukses po cilësohet si pikë kthese për eksplorimin hapësinor! ?✨ https://vna.al/teknologji/starship-i-spacex-shenon-sukses-historik-ne-fluturimin-e-10-te-prove--i13734

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme