Ekskluzive 22 July 2024, 18:09 Nga VNA

Masakra në Memaliaj/ VNA siguron foton e makinës së atentatorëve, ekzekutorët vepruan në 6 minuta

Ndaje në Whatsapp
Masakra në Memaliaj/ VNA siguron foton e makinës së

VNA ka siguruar foton e automjetit tip BMV që u përdor nga autorët e atentatit me 3 viktima në Memaliaj.

Sipas hetuesve toga e ekzekutorëve veproi në 6 minuta duke vrarë Shyqyri Kalemin, kamarierin dhe një klient të lokalit në zemër të Memaliaj, ndërsa u plagos Artur Kalemi.

Atentati u bë në lokalin që është në pronësi të fisit Kalemi në qytet.

Policia dyshon se motivi i ngjarjes makabër është saga e hakmarrjes që vijon prej kohësh mes familjeve Sadikaj-Kalemaj me atë Papa.

Zanafilla është që nga ekzekutimi mafioz i Aleksandër Sadikaj në qershor të 2022 tek rrethrrotullimi i TEG, teksa në makinën e tij shpërtheu një sasi e madhe tritoli.

Në shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikaj u ekzekutua në Tiranë, Edmond Papa. Aleksandër Sadikaj është nip në familjen Kalemi në Memaliaj.

Pas vrasjes së Edmond Papës, u bënë disa atentate ndaj pjesëtarëve të familjes Kalemi. Fillimisht në një ishull në Greqi iu bë atentat Andrea alias Adriatik Kalemit. Ai mundi ti mbijetojë atentatit.

Më pas u tentua të vritej në burg, ndërsa sa fundmi në Tiranë u tentua të vritej Zamir Kalemi vëllai i Adriatik Kalemit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme