Ekskluzive 17 July 2024, 10:23 Nga VNA

Skandal në fakultetin e Infermierisë, KA vendos rinumërimin e votave për kandidatët për dekan, nuk zbatohet vendimi

Ndaje në Whatsapp
Skandal në fakultetin e Infermierisë, KA vendos rinumërimin e

Në Shqipëri zgjedhjet blihen ose vidhen. Gjithmonë ka kundërshti. Në politikë ndodh rëndom. Por tashmë po ndodh në çdo fushë ku zhvillohen zgjedhje. Edhe në universitete.

VNA ka mësuar se në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, po konsumohet një skandal. Në heshtje kuptohet. Sepse mediat as që kanë interes ta trajtojnë. Ose kur e trajtojnë e bëjnë në mënyrë të njëanshme, mbi bazë interesash. Por, ta sqarojmë detaj pas detaji e hap pas hapi çka ndodhur e çfarë po ndodh. Në garë për dekan të këtij fakulteti ishin Ergys Ramosaçaj bashkëshorti i zv. ministres së Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj dhe Ilirjana Zekja, dekane aktuale.

Në përfundim të numërimit të votave fitues rezultoi Ramosacoj, me dy vota diferencë. Për shkak të rezultatit të ngushtë, Zekja kërkoi rinumërim të votave. Komisioni I Apelimit e pranoi kërkesën e saj. Komisioni institucional zgjedhor duhet të rihapë kutitë që po mbahen në një nga auditoret dhe të rinumërojë votat. Në këtë mënyrë certifikohet fituesi.

Por, për çudi kjo nuk ndodh. Vendimi i Komisionit të Apelimit nuk zbatohet. Në koridoret e fakultetit flitet për presione. Pa diskutuar se cili prej kandidatëve ka të drejtë, ajo cfarë duhet të shqetësojë gjithkënd, është se në vendin tonë, zgjedhjet gjithmonë kontestohen dhe vendimet nuk zbatohen. Kjo po ndodh edhe në fakultetin e infermierisë. Për fat të keq.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme