Ekskluzive 14 July 2024, 12:38 Nga VNA

Skandali te Onkologjiku shkon në SPAK. Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën: Dyshojmë për grup kriminal

Ndaje në Whatsapp
Skandali te Onkologjiku shkon në SPAK. Prokuroria e Tiranës shpall

Skandali tek Onkologjiku do të hetohet nga SPAK. Prokuroria e Tiranës bëri me dije për VNA se ka shpallur moskompetencën lidhur me dosjen penale dhe e ka dorëzuar në prokurorinë e Posacme, pasi ka dyshime se është përpara një grupi të strukturuar kriminal. Hetimet nxorën në dritë faktin se mjeku Edmond Gashi bashkë me mjekë të tjerë orientonin pacientët e prekur me kancer të shkonin në klinika private duke mos iu dhënë shërbim në spitalin shtetëror.

Po ashtu ilacet e Onkologjikut shiteshin në farmaci jashtë spitalit, në një kohë që janë medikamente të autorizuara për përdorim në spitalin shtetëror.

Ndërkohë, ish-zv-drejtoresha e QSUT-së dyshohet se nuk mori masa për të vendosur pajisjen e kobalto-terapisë në bunkerin e poaacëm, duke bërë që të vihet në rrezik jeta e mjekëve e pacientëve për shkak të rrezatimit.

Skandali te Onkologjiku ku mjekët bënin pazar me jetën e pacientëve dhe planifikonin udhëtime me Maldive, nxiti reagim të ashpër në opinion publik dhe një valë protestash para Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme