Ekskluzive 8 July 2024, 14:39 Nga VNA

Gjakmarrja mes fiseve Nikulaj e Lekstakaj/ Nikulajt ndalojnë kushëririn e Edmond Haxhisë, njoftojnë policinë. Policia ende asnjë njoftim për rastin

Ndaje në Whatsapp
Gjakmarrja mes fiseve Nikulaj e Lekstakaj/ Nikulajt ndalojnë

Një nip i familjes së Edmond Haxhisë, ky i fundit i akuzuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023, në lokalin e tij në Shëngjin është ndaluar për disa orë nga pjesëtarët e fisit Nikulaj, të cilët kishin ngritur dyshime se ai mund t’i vëzhgonte.

I riu është marrë me makinë dhe është pyetur në lidhje me njohjen e tij me Edmond Haxhinë dhe pasi është mbajtur për pak kohë, Nikulajt kanë njoftuar policinë.

E paqartë mbetet se cfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, nëse i riu është dhunuar apo jo, apo i është bërë presion që të mos flasë në polici.

Blutë e Lezhës kanë kontaktuar babain e të riut, i cili është marrë në pyetje për orë më radhë. Ai ka sqaruar se punon në zonën e Shëngjinit dhe iu shpërndan turistëve celësat e apartamenteve që prenotojnë për pushimet vjetore.

Policia e ka pyetur edhe në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt që ishte pjesë e PSD së Tom Doshit ku i riu ka dhënë versionin e tij dhe ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarjes.

Dëshmia e tij është regjistruar audio dhe video.

Policia deri më tani nuk ka bërë asnjë sqarim në lidhje me rastin apo rrethanat e tij.

Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik është arrestuar në Britaninë e Madhe si organizator i vrasjes së Nikulajt. Si ekzekutor dyshohet portugezi Ruben Saraiva, i cili u ekstradua nga Maroku drejt Shqipërisë, ndërsa dyshohet se viktimën e vëzhguan 4 shtetas britanikë mes të cilëve dhe një grua, për të cilën po shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Edmond Haxhia, është djali i dajës së Elton Lekstakaj, i cili është në hasmëri me Nikulajt.

Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku pas një debate që nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 5 mijë lekë të vjetra, mbeti i vrarë ndër të tjerë edhe vëllai i Ardian Nikulaj, Pëllumb Nikulaj.

Gjakmarrja mes këtyre dy fiseve ka shkaktuar shumë të vrarë nga të krahët.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme