Ekskluzive 29 June 2024, 16:46 Nga VNA

I sekuestrohet kompania për pastrim parash. Kush është Vladimir Avrami, lidhja e tij me Damian Gjiknurin dhe emërimi i të birit drejtor i kompanisë shtetërore të Gazit?

Ndaje në Whatsapp
I sekuestrohet kompania për pastrim parash. Kush është Vladimir

Në aksionin e djeshëm (28 qershor) të Prokurorisë së Tiranës, u sekuestruan rreth 50 milionë euro pasuri në pronësi të biznesmenit kontrovers, Kristian Boçi, bënin pjesë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e.

Një prej tyre ishte edhe shoqëria “Europa Bilding” në pronësi të Vladimir Avramit.

Në akuzë theksohet se Vladimir Avrami së bashku me Kristjan Boçin dhe Elman Abulen, përmes disa kompanive kishin krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

Por Vladimir Avrami nuk është kaq i panjohur për socialistët. Jo rastësisht djali i tij, Arbër Avrami është administrator i shoqërisë shtetërore “Albgaz”. Kjo shoqëri ka si qëllim shpërndarjen e gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

Emërimi i tij është bërë në vitin 2018 nga Damian Gjiknuri. Ish ministri socialist gjithashtu ka qenë disa herë në SPAK për afera të ngjashme korruptive. Ndërkaq të gjitha kompanitë e sekuestruara janë të lidhura me fije të dukshme dhe të padukshme me njëra tjetrën dhe sigurisht me politikanë të lartë. Media ka publikuar dhe foto të udhëtimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me Elman Abulen.

Vladimir Avrami është njëkohësisht dhe konsull nderi i Qipros në Shqipëri. Jo rrallëherë këto emërime pa kriter nga shteti shqiptar janë përdorur nga persona të vetëquajtur biznesmenë por që kanë rezultuar të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike apo pastrim parash.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme