Ekskluzive 25 Qershor 2024, 09:00 Nga VNA

Sherri banal që çoi në përjashtimin e oficerit të policisë/ VNA sjell të plotë dosjen hetimore

Ndaje në Whatsapp
Sherri banal që çoi në përjashtimin e oficerit të

Një sherr banal mes një të dehuri dhe një qytetari që tentoi ti jepte ndihmë, që më pas përfundoi në dyert e komisariatit nr.4 ka cuar prapa hekurave, oficerin e Policisë Kastriot Palushi.

Palët e zgjidhën me pajtim situatën dhe cështja duhet të arkivohej sipas ligjit, oficeri kërkoi rryshfet në të kundërt do ta shpallte ne kërkim njërin nga protagonistët.

VNA sjell të plotë detajet e dosjes hetimore ku sqarohet e gjithë situata si dhe akuzat që rëndojnë mbi supet e Palushit, që tashmë me firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është përjashtuar nga radhët e policisë.

Konflikti në zonën e Freskut

K.Dh ka shpjeguar se rreth orës 09:30 të datës 19.06.2024, ka qenë duke ecur në këmbë pranë Restorant Freskut. Paralelisht me atë ecte një person, i cili në dukje ishte nën ndikimin e pijeve alkoolike, pasi nuk arrinte të ruante ekulibrin në ecje.

Në një moment që ai rrezikoi të rrezohej, K.DH thotë se iu afrua dhe e kapi që të mos dëmtohej.

Teksa tentonte ta ndihmonte, personi në gjendje të dehur e ka kapur tek jaka e

jaka e bluzës dhe nga pesha e ushtruar i ka grisur rrobën, si dhe i ka këputur varësen që kishte në qafë, e po ashtu i ka shkaktuar dërmishtje në pjesën e kraharorit.

Pavarësisht kësaj situate, K.Dh, ka tentuar ta ngrejë në këmbë, por ai ka nisur të konfliktohet me të, duke e shtyrë derisa është rrëzuar në tokë.

Një ditë më vonë, K.DH thotë se u telefonua nga disa miq të tij të afërt, të cilët i kanë kërkuar të takoheshin. Në këtë takim - thuhet në dosje – ai ka parë që prezent ishte edhe personi, të cilin një ditë më parë ai kishte tentuar ta ndihmonte.

Ai i ka treguar se quhej G.L dhe se kishte kërkuar për ta takuar, me qëllim që t’i kërkonte falje, në lidhje me ngjarjen e ndodhur, ndërsa i ka shpjeguar se kishte qenë i dehur dhe nuk mbante mend cfarë kishte ndodhur.

Në dosje thuhet se K.Dh ka prauar faljen duke i thënë se nuk kishte asnjë problem pasi nga përdorimi i alkoolit, mund të ndodhin keqkuptime të tilla.

“Në bisedë e sipër G.L i kishte treguar se, pas ngjarjes ishte ndjerë i trembur për reagimet e tij ndaj dëmtimeve që ai i kishte shkaktuar dhe ishte paraqitur në komisariat për të depozituar kallëzim penal dhe për këtë fakt ishte i gatshëm të shkonte dhe të tërhiqej nga ankimi që kishte bërë”, thuhet në dokument.

Kontaktet me policin

Në dosje thuhet se K.Dh I ka shpjeguar G.L se nuk ka përgjegjësi ligjore, megjithatë ai I fundit ka shprehur gatishmërinë për tu paraqitur pranë Komisariatit nr. 4 të Policisë për të hequr hequr dorë nga kallëzimi. “Ai ka telefonuar në numrin celular, punonjësin e policisë ku kishte dhënë kallëzim, i cili quhej Kastriot Palushi. Përmes kësaj telefonate, ai i ka kërkuar punonjësit të policisë Kastriot Palushi se donte të tërhiqej nga kallëzimi i një dite më parë,. Kastriot Palushi, nuk e ka pranuar këtë kërkesë, duke e informuar se kishte bërë disa tentativa për njoftimin dhe pyetjen e agresorit (kallëzuesit) dhe se në ditët në vijim do të kryente procedurat për t’a shpallur në kërkim”, thuhet në dosje.

G.L ka pretenduar se gjatë bisedës telefonike të kryer, punonjësi i policisë Kastriot Palushi, e kishte paralajmëruar atë që mos të tërhiqej kundrejt vlerave të vogla monetare që shtetasi K.Dh, ndërsa e ka informuar me tej se ai ishte duke kryer investime në vlera të mëdha në fushën e turizmit.

“Kallëzuesi, K.Dh, pasi është informuar që ai mund të shpallte në kërkim, me qëllim shmangien e ndonjë problematike për të udhëtuar jashtë vendit, ka kontaktuar me kryeplakun e zonës, i quajtur E.I të cilit i ka kërkuar ti mundësonte një orar takimi në zyrë me oficerin Kastriot Palushi. Të nesërmen, më datë 21.06.2024, në orët e drekës, shtetasi E.I, i ka konfirmuar se ishte takuar me punonjësin e policisë Kastriot Palushi, por ai nuk kishte pranuar që ai të paraqitej në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen dhe e ka informuar se në ditët në vijim do ta shpallte atë, në kërkim”, thuhet në dosje.

Më tej theksohet se punonjësi i policisë i kishte thënë kryeplakut që nëse kërkonin mbylljen e ngjarjes, “K.Dh duhet t’i paguante atij një kafe, duke i bërë me shenjë njërën dorë, veprim i cili ka lënë të nënkuptoj vlerën monetare prej 50 mijë lekëve të reja”.

Kryeplaku i ka treguar K.DH se pas kërkesës për rryshfet ishte konfliktuar me punonjësin e policisë Kastriot Palushi, duke i thënë se nuk kishte shkuar tek ai për të bërë sekserin, por për t’i zgjidhur situatat ligjërisht.

Agjencia e Mbikqyrjes policore ka bërë verefikimet në sistemin TIMS për raportin e K.DH, ku nga kqyrja e rubrikës “raporte të ngjarjes”, nuk rezulton që ai të ketë njoftim apo shpallje në kërkim policor lidhur me ngjarjen e datës 19.06.2024.

“Nga kqyrja e komunikatave për ngjarjet e ndodhura në territorin juridiskional të Komisariatit të Policisë Nr.4, Tiranë, për datat 19, 20 dhe 21.06.2024, nuk rezulton e raportuar asnjë ngjarje që lidhet me shtetasit K.DH dhe G.L, duke qene se punonjësi i policisë në këtë rast Kastriot Palushi me veprime e mosveprime nuk ka marre masa për raportimin e ngjarjes apo veprimeve procedurale të kryera, veprim i cili krijon dyshime për fshehje të kësaj ngjarje me qëllim përfitimi duke konsumuar edhe elemente te veprës penale te “Shperdorimi i detyrës”. Mos raportimi i veprimeve është në kundërshtim me përshkrimin e punës dhe pozicionit miratuar me Urdher te Drejtorit te Pergjithshem te policise se Shtetit”, arsyeton prokuroria.

Pasi ka marrë sinjalizim për situatën, oficeri është vënë në përgjim, ndërsa është vendosur të bëhet dorëzim i kontrolluar i shumës së parave të kërkuar si rryshfet dhe aty është vënë në pranga.

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme