Ekskluzive 19 June 2024, 14:26 Nga VNA

Dosja e SPAK, zbulohet lidhja e Ahmetaj me biznesmenin Agim Zeqo, udhetimet jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
Dosja e SPAK, zbulohet lidhja e Ahmetaj me biznesmenin Agim Zeqo, udhetimet

Zbulohen udhëtimet e Arben Ahmetaj me biznesmenin Agim Zeqo. Referuar të dhënave në te Prokurorisë së Posacme ku relatohen udhëtimet e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me bossët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të financuara nga këto dy të fundit, rezulton se ish numri dy I qeverisë ka kryer udhëtime edhe me biznesmenë të njohur. Njëri prej tyre është Agim Zeqo.

Rezulton se Arben Ahmetaj dhe Dritan Bilaj (shiofer pranë OSHEE) ka dalë nga territorri I Republikës së Shqipërisë me 23 prill 2019 përmes pikës së kalimit Kufitar Muriqan me automjetin me targa AA 534 PF që drejtohej nga Dritani. Ndërkohë Agim Zeqo dhe Gerian Kuka kishin dalë nga vendi përmes së njëjtës pikë kufitare me automjetin AA680XN. Një ditë më vonë, më datë 24 prill 2019 me mjetin me targa AA680 XN, Arben Ahmetaj hyn në Shqipëri bashkë me gruan Kuken dhe Agim Zeqon, po nga Muriqani.

Ky mjet sipas SPAK rezulton të ketë qenë në pronësi të Gerian Kukes, që rezulton ta ketë blerë që më date 09.06.2017 dhe nga data 8 qershor 2021 në pronësi të shpoqërisë ferro Beton&&Construksion Co, me ortakë Ilir Shtufi e Mark Luli. Këta të fundit bashkë me Agim Zeqon po ndërtojnë Kullën Mali I TIranës që po hetohet nga SPAK.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme