Ekskluzive 17 June 2024, 10:00 Nga VNA

Si kontrollon Klodian Allajbeu 2 koncensionet në shëndetësi. VNA zbardh ekskluzivisht skemën e përfitimit nga paratë publike

Ndaje në Whatsapp
Si kontrollon Klodian Allajbeu 2 koncensionet në shëndetësi. VNA

Biznesmeni kontrovers Klodian Allajbeu kallëzohet në SPAK, pasi ka dyshime të forta se përmes njerëzve të tij të besuar kontrollon dy nga koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi, koncesionin e laboratorëve me vlerë 130 milionë euro dhe atë të Hemodializës me vlerë 84 mln euro.

Është avokatja Orgesa Serani, e cila I është drejtuar Prokurorisë së Posacme duke depozituar kallëzim penal ndaj Klodian Allajbeut duke kërkuar që ai të hetohet për akuzat e “falsifikimit të dokumentave”, “vjedhjes me anë të mashtrimit të pasurisë publike”, “korrupsionit aktiv të funksionarëve publikë”, “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”.

Avokatja kërkon edhe hetimin e një sërë kompanish, për të cilat ngre dyshime të forta se kontrollohen në mënyrë indirekte nga Klodian Allajbeu, përmes personave të besuar.

Konkretisht kërkohet hetimi i shoqërive “Western Balkans University”, “Evita” shpk dhe të administratores së kësaj shoqërie, Elona Saraci, të Majlinda Fetiut, e cila dyshohet si ortake fiktive e “Evita” shpk.

Në listën e kompanive që kërkohet hetim është edhe “Anamark” shpk (ish ndërmarrja e karburanteve), Blue Sea Mariculture, Con Energy Albania, Energy projekt, Future Cement, Medidal Recycling, Internacional Hospital (spitali Hygea), Dia Vita shpk, Balkan Alliance Healthcare BV, e krijuar në shtetin e Holandës, KA Healthvare limited, Diaverum International AB.

Në kallëzimin e depozituar në Spak renditen dhe emrat e zyrtarëve përgjegjes të mbikqyrjes së kontratave koncesionare.

Listën e kryeson Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, e cila është kallëzuar për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore, si dhe Erion Manohasa, Alketa Hila, Anila Denaj, Adela Xhemali, Rudina Degjoni, Elsa Berziu, Albana Çela, ish-drejtues të Fondit të sigurimit të detyrueshëm Shëndetësor.

Rasim Hamzaraj, Jani Karathano, Sokol Ramizi, dyshohet se janë “maskat” e Allajbeut përmes të cilëve kontrollon koncesionet miliona euro.

Ka dyshime se paratë përmes një zinxhiri kompanish trasferohen në Holandë e prej andej në Britaninë e Madhe ku investohen në pasuri të paluajtshme. VNA do të sjellë në ditët në vijim detaje që dëshmojnë sesi Klodian Allajbeu, lidhet me këto dy koncesione.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme