Ekskluzive 10 June 2024, 17:55 Nga VNA

Kulla Syri i Tiranës, prokuroria akuzë administatorit dhe kompanisë për ndërtim pa leje, harron zyrtarët që mbyllën sytë përpara skandalit

Ndaje në Whatsapp
Kulla Syri i Tiranës, prokuroria akuzë administatorit dhe

“Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, është një nga kullat që lartësohet në qiellin e kryeqytetit, disa kate të së cilës janë ndërtuar pa leje. Per cudi asnjë zyrtar përgjegjës nuk e shihte një krim të tillë që konsumohej ditën për diell në zemër së kryeqytetit, atje ku për të bërë punime brenda banesës duhet të presësh gjatë për leje nga Bashkia.

E projektuar nga studioja daneze e arkitektit Henning Larsen, kulla u shndërrua në një mollë sherri brenda maxhorancës dhe Edi Rama u detyrua të nxirrte në rrugë Dallëndyshe Bicin që asokohe drejtonte IKMT-së dhe i duhej të luante rolin e luftëtares kundër ndërtimeve pa leje. Për ta bërë më të besueshme këtë shfaqje, qeveria vendosi me një akt të diskutueshëm të sekuestronte katet pa leje tek Syri i Tiranës. Një akt ky krejt ndryshe nga sa veprohet me qytetarët  e thjeshtë, kur ndërtimi pa leje, qoftë dhe një kasolle bagëtie iu shembet dhe gjoba që e pason është mjaft e rëndë.

Së fundmi, prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur administratoren Ferzilet Hajderi dhe subjektin Ideal Construction. Ndaj tyre rëndon akuza e ndërtimit pa leje. Dosja aktualisht ndodhet në gjykatën e Tiranës. Mesa duket, përgjegjës të vetëm të këtij abuzimi flagrant deri më tani janë administratorët dhe ndërtuesi. Ndërkohë që zyrtarët që lejuan dhe shkelën syrin për 10 katet pa leje të Syrit të Tiranës kanë fituar imunitet duke mos qenë pjesë e asnjë hetimi për një shkelje flagrante. Që i shpëtoi Syrit të institucioneve përgjegjëse por mesa duket dhe prokurorisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme