Ekskluzive 3 June 2024, 13:46 Nga VNA

Ahmetaj e cilësoi si ndërmjetës mes bosëve të krimit dhe Ramës, Ergys Agasi biznes me babain e Alqi Bllakos i arrestuar për inceneratorët

Ndaje në Whatsapp

Ergys Agasi, i cili cilësohet nga Arben Ahmetaj si ndërmjetës i takimeve mes bosëve të krimit dhe kryeministrit Edi Rama, rezulton të ketë patur biznes me babain e ish deputetit socialist Alqi Bllako, ky i fundit i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Agasi rezulton ortak i vetëm i kompanisë EA TOBAÇO e regjistruar në QKB në 2 gusht 2016. Më herët ortak në këtë kompani ka qenë Edmond Bllako, babai i ish deputetit Alqi Bllako.

Referuar ekstraktit historik të shoqërisë rezulton se aksionet kalojnë me anë të shitjes nga Bllako të Agasi.

Ky i fundit që prej dobësimit të pozitës së Vangush Dakos ka marrë frerët e PS-së së Durrësit dhe njihet si njeriu më i besuar i Ramës për momentin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme