Pavarësisht debateve dhe show-t të përjavshëm, deputetët e opozitës dhe ata të qeverisë duket se e kanë gati projektin për të bashkëpunuar në komisionin që do drejtohet nga Fatmir Xhafa. Projektrezoluta e propozuar nga kryeministri sigurisht që s’mund të marrë votat e opozitës, por grupimi i drejtuar nga Gazment Bardhi do të marrë pjesë në këtë komision.
Burime të besuara për VNA bëjnë me dije se deputetja Jorida Tabaku ose Dhurata Çupi do të jenë pjesë e komisionit duke përdorur dhe faktin që ajo drejton komisionin e integrimit.
Edhe pse në “luftë” të dukshme, fijet e padukshme për të vënë Spak nën kontroll lidhen më së miri mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ky i fundit ka si kontigjent për këto raste disa nga ish deputetët mbështetës të Bashës që në dukje të “paanshëm” çojnë ujin në mullirin e Foltores.
E panjohura e madhe e të gjithë këtij procesi është angazhimi i plotë i Fatmir Xhafajt. Deputeti socialist iu rikthye dashurisë dhe bashkëpunimit me Ramën në momentet kur ky i fundit po haste në moskontroll të plotë të Spak. Ndaj rikthimi i Xhafës si njeriu që ishte promotori i reformës në drejtësi kur u krijua, tashmë si rireformator shton dyshimet se ky plan nuk do të sjellë asgjë të re më procesin e luftës ndaj zyrtarëve të korruptuar. Ndoshta e reja do të jetë kufizimi i punës dhe mandatit të Spak, gjëra që Xhafa mesa duket nuk i kishte llogaritur mirë kur mburrej për reformën vite më parë!
Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës.
Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet.
Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë.
Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.