Ekskluzive 22 May 2024, 18:01 Nga VNA

Foto/ Do të vriste Preng Gjinin, ja kush është Fatmir Troplini

Ndaje në Whatsapp

Personi që shihni në këtë foto është Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës. Ai është djali I biznesmenit të skeduar për drogë Xhevdet Troplini i njohur si Poja, në Shkozet të Durrësit. Sipas SPAK Fatmir Troplini kishte marrë porosi për vrasjen e Preng Gjinit.

Ekzekutimin mafioz do ta kryente për llogari të mikut të tij, Elson Reci, nipit të Kastriot Recit të ekzekutuar me spajper në zemër të Rrëshenit. Familja Reci e Gjini janë në konflikt prej vitesh dhe janë përplasur sipas drejtësisë për cështje të drogës. Elson Reci kontaktoi fillimisht Besmir Xhixhën e Enver Divën për të kryer vrasjen e hasmit të tij. Kur ata dështuan, kontaktoi Arben Mërkurin i njohur me nofkën Maneci, i cili u ekzekutua më vonë, si dhe Fatmir Troplinin. Miri Pojës kontaktoi vrasësin me pagesë Nuredin Dumani për vrasjen e Gjinit, por ai nuk pranoi. Preng Gjinit iu vendos tritol në makinë, por ai mundi ti mbijetonte atentatin.

Në kuadër të hetimit të cështjes, përmes së cilës SPAK zbërtheu 7 grupe kriminale që operonin në Krujë, Durrës, Lezhë, Tiranë, e Vlorë, firmosi 50 urdhër arreste. Gjatë kontrolleve në bazën e Ervis Docit, i njohur si Visi Pojës dhe biznesmenit Troplini policia gjeti dhe sekuestroi 3 milionë euro cash.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme