Ekskluzive 11 Maj 2024, 17:00 Nga VNA

Nova Construction përfitoi 100 mil euro nga buxheti i shtetit për 2 vjet. Si po heton SPAK për pastrim parash dhe lidhjet e kompanisë me Arben Ahmetajn dhe Erion Veliaj

Ndaje në Whatsapp

Nova Construcsion përfitoi 100 mil euro nga buxheti i shtetit për 2 vjet. Si po heton Spak për pastrim parash dhe lidhjet e kompanisë me Arben Ahmetajn dhe Erion Veliaj.

Prej më shumë se gjashtë muajsh, SPAK po heton në lidhje me procedurat e dhënies së lejes për kullën Mali i Tiranës bashkë me dyshimet për pastrim parash nëpërmjet ndërtimit të saj. Pas kallëzimit të bërë nga këshilltarët Bashkiakë të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranë, prokuroria e Posacme ka nisur hetimin e zyrtarëve të cilët janë marrë me procedurat, pasi ka dyshime të forta se ata kanë shpërdoruar detyrën.

Procedimi penal mban nr.192 i vitit 2023 dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Prenci, i njëjti që po heton dhe aferën e inceneratorit të Tiranës.

Përgjatë këtyre muajve, burime të besuara pranë BKH bënë me dije se është sekuestruar i gjithë dokumentacioni në institucionet përkatëse, ndërsa po kontrollohen bilancet e kompanisë “Nova Construction 2012” shpk si dhe biznesmenit Ilir Shtufi.

Prokuroria e Posacme u vu në lëbizje pas kallëzimit të depozituar nga Partia Demokratike, përfaqësuar nga Kryetarja e Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike.Të kallëzuar janë Edi Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të territorit dhe Kryeministër i Shqipërisë, Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, Shoqëria “Novo Construction 2012” shpk, si dhe biznesmeni Ilir Shtufi, i biri i Xhemal-it, lindur më 1973, madhor, me zotësi të plotë për të vepruar.

Sic rezulton nga dokumentat, lidhur me lejen e ndërtimit për godinën 58 të njohur si “Mountain of Tirana”, rezulton se në datën 08.03.2023, Këshilli Kombëtar i Territorit me kryetar Kryeministrin Edi Rama, ka marrë vendimin për miratimin e lejes për objektin godinë ‘Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim, 58 kate mbitokë dhe 7 kate nëntokë’, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë”. Subjekti zhvillues i kësaj leje është shoqëria “Nova Construction 2012” shpk, në pronësi të Z. Ilir Shtufi, ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit shoqërisë. Katër muaj më vonë, më datë 28.07.2023, me anë të Vendimit nr. 581/10 është zbardhur leja për këtë objekt nga Bashkia Tiranë, me drejtues kryetarin e saj z.Erion Veliaj.

Në kallëzim ngrihen dyshime se pagesa e taksës të ndikimit në infrastrukturë është bërë nga palë të treta jashtë kompanisë. Për këtë arsye I kërkohet prokurorisë të hetojë burimin e parave. Nga dokumentat rezulton se gara për projektin fitues është zhvilluar mes 5 kompanive, me 1 tetor 2022. Fillimisht u përcaktua që lartësia e kullës do të ishte 185 metra. Më vonë u ndryshua, duke u shtuar edhe 20 metra, duke shkuar në 205 metra në total. Juria që shpalli fituese këtë projekti përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe një grup arkitektësh.

Dyshimet për pastrim parash

Në hetimin që po kryen SPAK ngrihen dyshime të forta për pastrim parash. Ka rezultuar se kompania Nova Construction – 2012” dhe shoqëria “Ferro Beton & Construction”, si dhe kompani të tjera të zotëruara nga persona me rekorde kriminale, kanë përfituar npërgjatë viteve 2020-2023 shumën prej rreth 104,538,581 EUR nga buxheti i shtetit, përmes të paktën 20 procedurave të dyshimta të prokurimit publik. 13 prej procedurave të prokurimit publik janë fituar nga një prej dy shoqërive në pronësi të Z. Ilir Shtufi, u përfunduan me një rezultat prej 100 për qind e fondit limit, 4 prej procedurave me një rezultat nga 95 deri në 99 për qind të fondit limit dhe vetëm 3 prej procedurave u mbyllën me një rezultat nga 75 deri në 82 për qind të fondit limit; (ii) tre prej procedurave të prokurimit publik, janë fituar si bashkim operatorësh mes njërës prej dy shoqërive në zotërim të Ilir Shtufi me shoqërinë “Alesio – 2014” sh.p.k., në zotërim të plotë të Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Provinciale e Alicante-s”, theksohet në kallëzim.

Më tej sqarohet se 16 nga këto procedura me vlerë totale 8,441,904,703 lekë (afro 84,000,000 EUR) lidhen me projekte rindërtimi për shkak të tërmetit në kohën kur Z. Arben Ahmetaj ka qenë Ministër Rindërtimi. Pas dorëzimit të padisë media foli dhe për lidhje të biznesmenit Shtufi me djalin e ish kryeministrit. Në shtyp u publikua letra noteriale sipas së cilës Shkëlzen Berisha jeton në një vilë të kompleksit Rolling Hills në pronësi të Ilir Shtufit. Berisha i përgënjeshtroi këto lidhje me vonë në një reagim. Megjithatë vlen të përmendet se emri i Shtufit nuk është denoncuar asnjëherë nga Rithemelimi edhe pse është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike që kapin shifra qindra milion euro.

Sipas kallëzuesve ky fakt është në vecanti i rëndësishëm për shkak të përfshires së bashkëortakëve të Ilir Shtufit në procesin e blejres së vilës në Hamallaj referuar dosjes së Z. Arben Ahmetaj.

Të gjitha më lart janë prova të qarta se një kompani me pronar një biznesmen, në të njëjtën kohë që ka disa objekte ndërtimi në Tiranë, lejet e të cilave ja ka dhënë Erion Veliaj dhe Edi Rama, përfiton dhe miliona të tjerë nga Arben Ahmetaj prej procesit të rindërtimit. Të gjitha palët kanë qenë pak ose aspak të interesuar për fondet me të cilat një kompani e vetme realizon një volum kaq të madh ndërtimi, kur në të gjjthë raportet ndërkombëtare financiare, ndërtimet në Tiranë janë konsideruar si një lavatriçe e madhe për pastrimin e parave. Kjo e fundit duket dhe çështja me e mprehtë që ja vënë në lëvizje dhe prokurorët e SPAK.

 

Video

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Protestat e kamionistëve do të ndikojnë qarkullimin kufitar nga 26 janari. Automjetet e transportit të mallrave do të ndalohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: hyrja bllokohet nga mesnata, ndërsa dalja nga ora 12:00. Po ashtu, nga ora 11:30 e 26 janarit nis një grevë 48-orëshe e Shoqatës së Kamionistëve të Malit të Zi, duke ndaluar qarkullimin e kamionëve nga Shqipëria drejt këtij vendi. Në akset drejt kufirit me Malin e Zi do të lejohen vetëm automjete të vogla, autobusë, mjete emergjence dhe transport pasagjerësh. Përjashtim nga ndalimi bëjnë kamionët që transportojnë ilaçe dhe bagëti, ndërsa qarkullimi i automjeteve të udhëtarëve vijon normalisht. Protesta zhvillohet për shkak të kërkesave të kamionistëve për lehtësira fiskale, përmirësim të kushteve në dogana dhe kundërshtim të kufizimeve të punës së shoferëve në zonën Shengen.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme