Ekskluzive 9 May 2024, 17:26 Nga VNA

Vila në Qerret e Metës, lobimi i LSI apo inceneratori i Veliajt, çfarë e çoi Baton Haxhiun në SPAK?

Ndaje në Whatsapp
Vila në Qerret e Metës, lobimi i LSI apo inceneratori i Veliajt,

Gazetari Baton Haxhiu, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, ku ka qëndruar për 3 orë. Edhe pse nuk donte të ekspozohej duke vënë një kokë një kapele dhe syze, gazetari nuk i shpëtoi kamerave të mediave. Edhe në dalje ai iu shmang pyetjeve të gazetarëve duke mos treguar se për çfarë ishte thirrur.

Burime jo zyrtare për VNA bëjnë me dije se Haxhiu mund të jetë pyetur për një vilë që posedon në Qerret. Dikur kjo ka qenë pronë e familjes së Ilir Metës dhe më pas e Baton Haxhiut.

Një çështje tjetër që mund të jetë pyetur është edhe për lobimin e ish LSI-së, pasi gazetari ka qenë dikur pjesë e fushatave të LSI-së.

Të dyja këto çështje janë nën hetim nga SPAK dhe që në javët në vazhdim pritet që të kenë zhvillime.

Një pistë tjetër që ka dashur edhe dëshmitë e gazetarit Baton Haxhiu mund të jenë edhe debatet që ka pasur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ky i fundit e akuzoi për pazare pasi Haxhiu deklaroi në një emision se do ishte e mira që Veliaj të dorëhiqej pas arrestimit të 5 drejtorëve.

Haxhiu gjithashtu drejton një portal, Albaniapost i ciki ndodhej në listën e mediave që kanë pas marrdhënie marketingu me inceneratorët./VNA.al/

  153297ba-4b7f-4de8-9021-cc4f06b61e1f

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme