Ekskluzive 7 May 2024, 12:30 Nga VNA

Vetëvrasja e Sibela Abedinit, Prokuroria kërkon ndihmë nga Tik Tok

Ndaje në Whatsapp

Gati 4 muaj pas vetëvrasjes së Sibela Abedinit, ku si shkak shërbeu një foto e saj intime e shpërndarë në rrjetet sociale, prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i kërkojë ndihmë rrjetit social Tik Tok, një platforme që në Shqipëri po përdoret më së shumti për denigrimin e personave të ndryshëm. VNA ka siguruar vendimin e gjykatës së Tiranës e cila kërkon që të detyrohet shoqëria Tik-Tok me adresë Tiktok Pte, Limited, 1 Raflles Quay, South Tower Singapore për paraqitjen në formë elektronike e të dhënave kompjuterike që lidhen me regjistrimin e dy adresave, në të cilët është shpërndarë fotoja e nënës së 1 fëmije, cka i shkaktoi stres të vazhdueshëm psikologjik duke e cuar drejt vetëvrasjes.

Gjykata urdhëron rrjetin social tik tok të vërë në dispozicion emrin e personit, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit dhe cdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë për identifikimin e “pronarit” të faqes së tik tok.

Vendimi i është dërguar Njësisë C, Hetimi i Krimeve Kompjuterike për zbatim. Sibela Abedini, nënë e një fëmije të mitur, në process divorci më bashkëshortin e saj, shtetas të Kosovës, u hodh nga tarraca e një pallati në Kamzë, duke i dhënë fund jetës.

Policia arrestoi si të dyshuar për shkaktim të vetëvrasjes Altin Çokun, një përdorues i rrjetit social që ndiqej nga qindra persona. Nga hetimet rezultoi se gruaja i kishte bërë kërkesa të vazhdueshme Çokut për ta hequr foton nga rrjeti social, pasi po përjetonte një gjendje të rëndë psikologjike, por askush nuk e kishte dëgjuar, derisa ajo kreu aktin e vetëflijimit.

Çoku kërkoi pak ditë më parë zëvendësimin e masës së sigurisë në gjykatë, por iu rrëzuan të gjitha argumentat. Ai ishte një emër i njohur për policinë, për shkak të rekordeve të mëparshme, si shantazhe e gjobëvënie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme