Ekskluzive 1 May 2024, 16:13 Nga VNA

Inceneratori “ha kokën” e një tjetër zyrtari të bashkisë Tiranë, drejtori i UKT Elton Kacidhja jep dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori “ha kokën” e një tjetër zyrtari të

Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja, ka dhënë dorëheqjen. Burime të besueshme për VNA bëjnë me dije se mbrëmë ai ka dorëzuar dorëheqjen për shkak se është pjesë e hetimit të dosjes së inceneratorëve.

Ai mbante postin e drejtorit të ujësjellësit dhe prej kohësh përflitej se emri tij ndodhej në dosjen hetimore. Një nga arsyet e dorëheqjes është standarti që është vendosur së fundmi që drejtues institucionesh të hetohen si “ish drejtues” në momentin që merren të pandehur nga SPAK.

Gjithashtu Elton Kacidhja është akuzuar se i ka dhënë tenderin e e matësave të ujit Klodian Zotos, ku ky i fundit del se është një nga 2 pronarët të inceneratorit të Tiranës. Kacidhja është kurbani i radhës i vartësve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Kujtojmë se më herët për këtë çështje janë arrestuar ish drejtues në Bashkinë e Tiranës, si Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Gjithashtu vet kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka qenë i thirrur nga SPAK në datën 30 prill për t’u pyetur për inceneratorin që mori lekë nga buxheti i shtetit por nuk u ndërtua kurrë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme