Ekskluzive 30 Prill 2024, 15:17 Nga VNA

Pranoi se ishte kontaktuar nga shërbimet ruse, VNA siguron dëshminë e njërit prej dy rusëve të arrestuar në uzinën e armëve në Gramsh

Ndaje në Whatsapp
Pranoi se ishte kontaktuar nga shërbimet ruse, VNA siguron

Mikail Zorin, një prej dy rusëve që u arrestuan pas incidentit më uzinën e armëve në Çekin të Gramshit ka pranuar se mbërriti në Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi ndaj të cilëve ka ngritur akuzën e spiunazhit kryer në bashkëpunim.

Rusi Mikhail Zorin, do të përballet me akuzat e “Sigurimit të informacionit” kryer në bashkëpunim dhe goditjes për shkak të detyrës, ndërsa Svetlana Timofeeva, shtetase ruse dhe Fedir Alpatov ukrainas, të cilët po heton në gjendje të lirë, pas një viti qëndrimi në paraburgim, akuzohen për veprën penale “Sigurimit të informacionit” kryer në bashkëpunim. Ata u arrestuan më datë 20 gusht 2022 pas një incidenti në uzinën e armënve në Çekin, Gramsh, ku Zorin i cili kishte hyrë brenda rrethimit iu bëri rezistencë dy ushtarakëve që ruanin objektin |dhe iu hodhi spray në fytyrë e trup.

VNA siguron ekskluzivisht dëshminë e Mikhail Zorin, i cili për momentin ndodhet në masën e arrestit në shtëpi. Ai ka shpjeguar për hetuesit, se është student për Kimi në Pragë.

Plani i tij ishte që të vizitonte Shqipërinë, me qëllim që të bënte disa fotografi, së bashku me dy shokët e tij që quhen Fedor (Fedir) dhe Svetlana kishin hobi të njëjta, të cilat janë fotografimi i zonave urbane të vjetra.

Por, siç shkruajnë prokurorët në aktakuzë, Zorin ka pranuar se është kontaktuar nga shërbimet inteligjente Ruse të cilat quhen FSB (Agjensia Federale e Sigurisë) dhe punonte në favor të tyre. “Meqë atij i përshtatej kjo gjë më misionin e vet, pranoi dhe u takuan në Shqipëri. Për të ishte me interes pasi do të përdorte makinën e tyre dhe do e kishte si alibi udhëtimin e tij”, arsyetojnë prokurorët.

 

Po si u kontaktua Zorin nga FSB

 

Ai ka shppjeguar se në Janar të vitit 2021 ka patur disa tubime për të mbështetur liderin e opozitës ruse Alexei Navalny në Moskë. Në këto tubime, nuk ka patur qëllime për të kryer veprime të dhunshme. Në vitin 2020 Alexei Navalny është helmuar dhe ka shkuar në Gjermani për trajtim mjeksor. Më pas Alexei Navalni pasi është shëruar, ka vendosur të kthehet në Rusi dhe kur është kthyer ai është arrestuar, ndaj dhe tubimet e tyre kanë qenë për lirimin e tij, pra tubime paqësore për të mbështetur Alexei Navalnyn (Navalni ndërroi jetë pak muaj më parë). Gjatë këtyre tubimeve, Mikhail Zorin është arrestuar nga forcat e sigurisë Ruse, që quhen OMON, forcë merret me operacione speciale policore. Pas arrestimit, atë e kanë çuar në ambjentet policore/zyra policore dhe atje është marrë në pyetje.

Në kërto ambjente, në të njëjtën ditë, ishin një osë dy persona, të cilët  - Zorin  - thotë se iu prezantuan si efektivë të FSB dhe ata i kërkuan qëllimin e pjesmarrjes në atë tubim. Deklaruesi i ka thënë që është vullneti i tij, për të marrë pjesë në një tubim paqësor kundra gjërave jo të mira që po ndodhin në vëndin e tij. Atje i morën të dhënat personale, si numër telefoni, numër pasaporte etj dhe disa të dhëna teknike nga telefoni, si IMEI i telefonit. Para se të largohej Mikhail Zorin sqaron në dëshmi se firmosi një dokument, i cili tregonte se ishte arrestuar në një protestë në Rusi dhe që ishte shoqëruar në polici, më tej vijonte se pas dy javësh duhej të paraqitej në gjyq.

“Pas firmosjes së këtij dokumenti, ai ka qënë i lirë dhe ka shkuar në shtëpi. Pas dy javësh u paraqit në gjyq dhe në seancë gjykatësi e gjobiti me 15,000 Rubla”, thuhet në dosje.

Më tej, Mikhail Zorin sqaron se nga janari deri në mars ka punuar në një qendër kërkimore më Moskë, pasi ai ka studiuar në fushën e shkencave materiale (prodhim materialesh të reja).

Telefona që e solli në Shqipëri

Në mars 2021, ai ka marrë nje telefonatë në celularin e tij, nga një numër telefoni Rus dhe pasi e ka hapur, ishte një femër e cila i’u prezantua si punonjëse e sekretariatit të FSB. Ajo i kërkoi nëse mundej që të shkonte brenda disa ditëve në ndërtesën kryesore FSB në Moskë. Kjo ndërtesë ndodhet në sheshin Lubianka në Moskë. Ai shkoi atje, u paraqit tek recepsioni, paraqiti pasaportën dhe i tha se ka një takim. Atje, roje të forcës Rosgvardia e kanë çuar në një zyrë. Atje ka përdorur një ashensor dhe me aq sa mban mend kanë qenë në katin e pestë. Ndërtesa afërsisht mund të ketë më pak se 10 kate, por saktësisht nuk e di. Tek zyra mban mend që ishte një pllakë informuese ku ishte emri i personit dhe konkretisht: VLADIMIR GENNADIEVICH (emri i babait) PETROV (mbiemri). Ai ishte i vetëm në zyrë dhe atje biseduan. Deklaruesi sqaron se Vladimir Petrov, i ka thënë që kishte lexuar të dhënat e tij dhe atje kishte parë që ai ishte shoqëruar dhe herë të tjera në polici, për fotografime të vendeve të braktisura dhe ai e dinte për hobin e tij, i cili është eksplorim urban. Gjithashtu ai e dinte pjesmarrjen e tij në protestën e Janarit dhe nëse nuk donte më telashe si arrestime etj, ai i propozoi që të punonte për FSB dhe konkretisht ai i ka thënë: “Nëse nuk kërkon telashe, në mund të krijojmë shumë telashe për ty për punën tënde apo kur udhëton jashtë shtetit, kështu që do jetë më mirë nëse punon për ne.”. Atje ai i tregoi deklaruesit disa fotografi të tijat dhe i ka thënë: “Që në e dime se je ti ai që bën këto fotografi”, prandaj deklaruesi duhet të bashkëpunonte duke firmosur disa letra.

“Letra që ka firmosur ishte vetëm një dhe aty shkruhej se Mikhail Zorin nuk ishte punonjës i FSB, por do të punonte me ta dhe do t’i informonte në vazhdimësi. Gjithashtu ata do t’i kërkonin atj në kohë të ndryshme që të bënte punë për ta. Pra shkruhej vetem që Mikhail Zorin do të bashkëpunonte. Pas firmosjes, ata i kanë thënë që do ta kontaktojnë nëpërmjet aplikacionit TELEGRAM, ndaj duhet ta kontrollonte shpesh Telegramin”, theksohet në ndosje.

Komunimimet në rrjetin telegram

Mikail Zorin ka shpjeguar edhe mënyrën sesi funksionon komunikimi mes tyre. Zorin ka Telegramin dhe ata mund t’i dërgojnë mesazhe me numër të fshehur, pra nuk duket numri dhe ai i lexon vetëm mesazhin të cilit mund t’i përgjigjet. Pasi ata e fshijnë bisedën, Mikhail Zorin nuk mund t’i kontaktojë, përsëri ata sepse nuk e ka numrin.

Mikhail Zorin vijon me deklarimin duke sqaruar se, në Maj 2021, ai vendos ta lëri punën në qëndrën e kërkimeve dhe të shkonte në Pragë, Republikën Çeke me qëllim kryerjen e studimeve. Ai fillimisht ka aplikuar online në faqen GoStudy dhe më pas ai ka marrë një mesazh në Telegram nga FSB, duke i thënë: “Jemi nga VLADIMIR GENNADIEVICH, në e dime që ju keni aplikuar për studime në Republikën Çeke dhe në do kishim dëshirë të bënim një pyetje për të bërë dicka për ne”.

Mikhail Zorin i është përgjigjur, duke i pyetur se çfarë punë do të bëjë. Ku përgjigja e FSB ishte që nqs do të kalonte kufirin apo të fluturonte drejt Republikës Çeke, ai duhet të konfirmonte që do kryente një detyrë për FSB. Mikhail Zorin ju përgjigj “Ok” dhe mori detyrën në vijim të mesazheve, e cila ishte që të bënte një përmbledhje me fotografi të objekteve ushtarake në gjendjen aktuale. Për të kryer këtë detyrë kishte kohë 3 muaj, pas mbërritjes në Pragë. Pas tre muajsh ata do ta kontaktojnë deklaruesin që t’i dërgoji fotot e arkivuara/zippuara (të ngjeshura) përmes Telegramit. Deklaruesi preu biletën dhe ka udhëtuar drejt Pragës me 22 Tetor 2021 me kompaninë Czech Airlines nga Moska në Pragë. Biletën e preu vetë dhe prindërit i dhanë lekë në dorë që t’i kishte për jetesën. Pasi mbërriti në Pragë, ai filloi të mësoje gjuhën Çeke, në shkollën GoStudy, e cila ndodhej në lagjen 5 (Praga 5) në qytetin e Pragës, në rrugën Vltavska. Adresën kryesore kjo shkollë e ka në lagjen Praga 1, ndërsa Mikhail Zorin studioi në Praga 5. Në fillim ai jetonte në një apartament me qera, të cilin e ndante me studentë të ndryshëm. Ishin 7 persona në një apartament me 4 dhoma. ai qëndroi vetëm 2 ose 3 javë atje, për shkak të kovidit dhe më pas ka kërkuar dhe gjetur një apartament ku filloi të banojë. Ai atje gjeti një punë, e cila kishte të bëntë me përgatitjen e skenave për koncerte, si ndërtimi i skenës, lidhjet elektrike të dritave si dhe ngarkim-shkarkim. Filloi të frekuentonte shkollën rregullisht dhe në fundjavë në verë punonte tek kompania.

Zorin ka sqaruar se nuk kreu dot misionin, pasi nuk donte të bënte diçka të tillë dhe duke qenë në Pragë ata nuk do të arrinin tek ai

Urdhri për të kryer misionin

Pas disa kohësh ata e kontaktuan, rreth datës 20 dhjetor 2021 duke i shkruar: “Ç’kemi, a e mbarove detyren?”. Deklaruesi nuk i ka kthyer përgjigje dhe rreth datës 25 Dhjetor, ai mori një mesazh tjetër, që shkruhej: “Mospërgjigja do të të shkaktojë pasoja”. Por në fakt, deklaruesi nuk kishte ndonjë pasojë, deri në fillimin e luftës. Në mesin e muajit Mars, që përkonte një muaj pas fillimit të luftës me Ukrainën, ata e kontaktuan atë nëpërmjet Telegramit, duke i’u prezantuar që janë nga VLADIMIR GENNADIEVICH, duke i thënë që të rishikonte bashkëpunimin e tij me ta. I kanë thënë që e dinë ku punon babai dhe nëna (babai jurist që merret me transaksione pronash, mamaja në logjistikë). Për shkak të luftës Mikhail Zorin mendoi se Rusia nuk kishte më frena, mund t’i bënin çdo gjë atij dhe familjes së tij,  në këto kushte ai u detyrua të pranonte. I kanë thënë që detyra këtë radhë do të ishte të bënte një përmbledhje të objekteve ushtarake dhe strategjikë, në gjendjen aktuale, në një vend në Ballkan dhe që vendin mund ta zgjidhte ai.

Mikhail Zorin vijon me deklarimin se, e kontaktuan përsëri në Qershor dhe i thanë që detyra ishte akoma në fuqi. Ai pranova. I kanë thënë që mund ta organizonte si të donte. Deklaruesi zgjodhi Shqipërinë, për shkak të historisë së shekullit XX dhe zgjodhi të vijë me biçikletë meqë do të ishte opsioni më i lirë. Në fillim nxorri një njoftim në Instagram (llogaria e tij: osmium_tetroxide) që do të shkonte nga Spliti në Athinë me biçikletë. Asnjë nuk iu bashkua thirrjes së tij, prandaj udhëtoi me tren nga Praga deri në Split vetëm. Nga Split shkoi me biçikletë. Në tren, Mikhail Zorin ka qënë me bicikleten e tij dhe nga Spliti ka udhëtuar me bicikletë drejt Shqipërisë.

Kufirin për në Shqipëri e ka kaluar në 30 Korrik 2022 me bicikletë, ka qëndruar një natë në Shkodër në kampingun River Camping, buzë lumit në lagjen Baçallëk, prapa Avullia Oil dhe më pas është drejtuar për në Tiranë. Gjatë rrugës i’u shpuan të dyja rrota e biçikletës, prandaj mori një taksi për në Tiranë. Taksia kushtoi 7,000 lekë, që i pagoi me lekë në dorë. Kisha lekë shqiptare, sepse i kishte këmbyer në Shkodër. Të gjitha paratë ishin të tijat, FSB nuk e sponosorizonte fare. Ai sqaron se, nëse do ta kishin sponsorizuar, do kishte marrë një makinë. Në Tiranë ka qëndruar tri netë në një dhomë në një apartament të vogël të cilin e ka marrë në AirBnb dhe e ka paguar me kartë krediti shumën prej 400 koruna çeke, rreth 16 euro në natë. Në dhomë ka qëndruar vetëm. Në Tiranë ka parë disa muzeume, BunkART 1 dhe 2, ka bërë xhiro me biçikletë duke vizituar bare, restorante, kalanë dhe qytetin në përgjithësi. Në Tiranë riparoi edhe bicikletën, që ditën e parë. Pas tri netëve në apartamentet në Tiranë Mikhail Zorin qëndroi në një kamping po në Tiranë, kamping “Dajti”, për dy net. Gjatë këtyre ditëve pranë liqenit të Bovillës, pasi e ka parë në hartë dhe mendoi ta shikojë, pasi kisha lexuar se kishte një pikë vrojtimi. Në Bovillë ka qënë i vetëm. Pas kësaj shkoi me biçikletë në Elbasan, Pogradec, Maliq, Korçë dhe më pas u kthye në Moglicë. Ka qëndruar shumë pak në këto qytete dhe ka ngrënë sufllaqe, blente ushqime në supermarkete, ka parë pak vërdallë qytetin dhe më pas ka vijuar me udhëtimin. Zgjodhi një rrugë përmes malesh për në Çorovodë, sepse ishte rruga më e shkurtër. Pas kësaj shkoi në Berat ku qëndroi në një hostel dhe pastaj në Vlorë. Në Vlorë ndenji një natë, në kamping “Eco Camping”, që është rreth 2 kilometra në veri të Vlorës. Pas Vlorës shkoi në Sarandë, nga Llogaraja. Një natë ka qëndruar në Gjipe. Gjatë rrugës për në Sarandë fjeti vetëm, në tendën e tij që e kishte me vete. Në Sarandë mori autobuzin për në Durrës, ku do të takonte Fedorin dhe Svetlanën. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri kontaktoi me Fedorin dhe Svetllanën të cilët kishin shprehur dëshirën që t’i bashkoheshin në Shqipëri. Fedori ka ardhur nga Italia me traget në 18 Gusht dhe Svetllana në 17 Gusht me avion nga Tbilisi, Gjeorgji.

 

Njohja me ukrainasin

 dhe blogeren

Mikhail Zorin sqaron se, Fedorin (Fedir Alpatov) e ka njohur në rrjetin social vk.com, prej tetë vitesh dhe nuk e kishte takuar kurrë personalisht deri kur u takuan në Shqipëri, ata kishin interesa të përbashkëta në kimi dhe pastaj urbex. Në fushën e kimisë bënin eksperimente në shtëpi, p.sh., fishekzjarre, përzienin substanca.

Në lidhje me Stetlana Tomofeeva, ai deklaroi se e ka kontaktuar për herë të parë, para katër vitesh me mesazhe, diskutonin që do të ishte e këndshme të bënin gjëra bashkë dhe u takuan për herë të parë para tri vitesh.

Në Durrës Mikhail Zorin kishte prenotuar një apartament me Airbnb, për të cilin pagoi 400 koruna/natë, me kartë.

Pasi takoi Fedorin me Svetllanën në Durrës, ata vendosën të vizitonin së bashku bunkerë të vjetër në Durrës, por atje kishte mbetur vetëm beton dhe ishin të shkatërruar. Në disa prej tyre jetonin disa dhi. Pas kësaj shkuan në Tiranë ku qëndruan në një hotel një natë. Të nesërmen shkuan në Elbasan me makinën e Fedorit, një Chevrolet Camarro me dy dyer, ngjyrë portokalli.

Rruga drejt Gramshit

Në dëshminë e tij, Zorin thotë se pas Elbasanit, fjetën një natë pranë liqenit të Banjës dhe të nesërmen shkuan në Gramsh. Gjatë rrugës për në Gramsh Mikhail Zorin bëri disa foto, kryesisht të uzinës së vjetër në Elbasan, p.sh. oxhakut.

Kur po rrinin në çadër pranë liqenit të Banjës, filloi shiu dhe ata shkuan për të parë bazën ushtarake të Çekinit, me shpresën që shiu do të pushonte. Pasi qëndruan disa minuta, shiu nuk po pushonte, ata vendosën të shkonin për drekë, për pizza në Gramsh. Gjatë drekës diskutuan se çfarë do të bënin pas shiut.

Pasi shiu pushoi, shkuan përsëri të baza ushtarake e Çekinit, Gramsh, nga krahu ku janë shtëpitë e fshatarëve. Atje panë një të çarë në gardh dhe vendosën të hyjnë brenda. Pasi u futën brenda së bashku, panë disa ndërtesa të vjetra ushtarake. Mikhail Zorin thekson se, ndërtesat ishin të vjetra, me tulla dhe nuk ishte e dukshme që janë ndërtesa ushtarake. Brënda qëndruan rreth 90 minuta afërsisht. Panë që ndërtesat ishin të braktisura, jo funksionale, gjithçka e ndryshkur. Gjatë 90 minutave Mikhail Zorin tregon se ka parë tri ndërtesa në total, plot me makineri metalike të vjetra dhe të ndryshkura. Për të hyrë ai nuk shpërtheu asnjë derë, por u fut nga dritaret që ishin pa xhama. Ai sqaron se, nuk e di si hyri Fedori më Svetllanën në ndërtesa, sepse ishin larg njëri-tjetrit. Nuk ka parë asnjë roje dhe nuk ka marë asgjë, por ka bërë foto.

Deklaruesi tregon se, u pikasën nga forcat e sigurisë Shqiptare. U larguan me vrap, secili në drejtime të ndryshme. Nuk e dinë se në çfarë drejtim iku Fedori me Svetllanën. Ai vetë doli nga baza duke kapërcyer gardhin. Rojet i’u afruan me makinë kur kishte dalë nga baza, i bërtitën dhe dolën nga makina, atë e zuri paniku dhe me vete kisha një sprajt me lëng speci djegës të cilin e mbante për vetmbrojtje. Përdori sprajtin kundër dy punonjësve të sigurisë të bazës ushtarake, të cilët e kapën, i thanë që të shtrihej me fytyrë në tokë.

Deklaruesi sqaron se, FSB nuk i kishte dhënë objektiva konkrete se në cilën bazë ai do fokusohej. Ata i kanë thënë që të mundohej që të merrte informacione sa më shumë të mundej nga objektivat ushtarake në Shqipëri, apo infrastrukturë kritike. Si mision të tillë, ai zgjodhi sipas mëndjes së tij disa vënde të braktisura ushtarake dhe me qëllim që ta përfundonte misionin e dhënë nga FSB dhe në të njëjtën kohë të zgjidhte objektiva të lehta në mënyrë që si të mos rrezikonte shumë veten, nëpër objektiva të vështirë ushtarake. “Sipas detyrave të dhëna, ata do të më kontaktonin në Shtator të 2022 dhe ai do t’ua jepte fotot nëpërmjet aplikacionit Telegram”, përfundon dëshminë i pandehuri Zorin.

Dy të pandehurit e tjerë nuk i pranojnë akuzat dhe këmbëngulin se erdhën në Shqipëri për turizëm.

 

 

Video

Andi Mustafaj ka njoftuar largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, dorëheqje që do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti. Mustafaj thekson se tre vite në këtë detyrë kanë qenë të mjaftueshme për të realizuar vizionin e tij dhe nënvizon se drejtuesit administrativë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në poste që mund të pengojnë garën e brendshme. Ai i referohet rëndësisë së meritokracisë dhe dërgon një sinjal të qartë për nevojën e hapjes dhe rinovimit të brendshëm në PD, një mesazh që shihet edhe si kritikë e tërthortë ndaj lidershipit aktual të partisë. “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” shkruan ai, duke dhënë një mesazh të qartë mbi nevojën e hapjes dhe rinovimit brenda PD. Kujtojmë se Mustafaj u bë i njohur në fushatën e 11 majit përmes videove të shkurtra në rrjetet sociale me të cilat e mundte Ramën çdo ditë, deri ne 11 maj. https://www.vna.al/politika/andi-mustafaj-jep-doreheqjen-nga-drejtimi-i-departamentit-brain-gain-ne-i13965

?Denoncimi i aktorit të "Game of Thrones": Fëmijët në Gaza po organizojnë funerale tyre! ?Një nga yjet e serialit “Game of Thrones”, Liam Cunningham, i pranishëm në Barcelonë për nisjen e Flotiljes Global Sumud, u tregoi të pranishmëve një video të Fatimës, një vajzë 5-vjeçare nga Gaza që këndonte një këngë. “Ajo që donte të këndohej në rast se ajo vdiste”, shpjegoi Cunningham i prekur emocionalisht. “Më pas Fatima u vra nga izraelitët”. “Në çfarë vrime të zezë kemi rënë”, shtoi aktori, “nëse fëmijë 5 apo 6-vjeçarë detyrohen të organizojnë vetë funeralet e tyre?”.

Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një viktimë dhe një i plagosur Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të rrugës pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e ngjarjes, ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Automjeti është dëmtuar plotësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ylli kosovar i Juventusit, Edon Zhegrova, u prit mëngjesin e sotëm nga dhjetëra tifozë, mes të cilëve disa mbanin flamurin e UÇK-së. Futbollisti nënshkroi autografe dhe vazhdoi drejt qendrës mjekësore për testet para firmosjes së kontratës. Në video duket pritja e ngrohtë dhe entuziazmi i tifozëve për Zhegrovën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme