Ekskluzive 29 Prill 2024, 15:02 Nga VNA

VNA siguron dosjen hetimore të përplasjes mes burrit të ministres Ibrahimaj dhe drejtorit të ministrisë

Ndaje në Whatsapp
VNA siguron dosjen hetimore të përplasjes mes burrit të ministres

VNA ka siguruar dosjen hetimore të përplasjes mes drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive dhe Andri Ibrahimaj, bashkëshort i ish-ministres së Financave dhe Ekonomisë, e cila aktualisht mban detyrën e Ministres sëShtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Konflikti mes Eri Koshajt dhe burrit të Ibrahimajt, ka përfunduar tashmë në gjykatë, pasi prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes dhe ka orientuar palët ta ndjekin atë në rrugë gjyqësore.

VNA sjell të gjitha detajet e kësaj përplasje, që u mbajt nësecret të plotë, por që në thelb dëshmon së së shumti se saherë në ngjarje janë të përfshirë të afërm të politikanëve apo persona të lidhur me ta, çuditërisht institucionet kujdesen ti mbyllin në heshtje çështjet.

Kallëzimi ndaj burrit të Ministres

Në dosjen që dispoznon VNA rezulton se më 20 nëntor 2023, pranë Komisariatit Nr.1 Tiranë, është paraqitur dhe ka kryer kallëzim

Eri Koshaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm tek Agjensia e Trajtimit të Kredive.

Ai rrëfeu për hetuesit se: “Më datë 20.11.2023, rreth orës 09:30, ka qënë duke ecur në rrugën “Tefta Tashko-

Koço" dhe nga një lokal i cili ndodhet përballë dyqanit “Soft and Solutions” ka dalë shtetasi Andri

Ibrahimaj ku fillimisht e ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë ofenduese”. Më pas sipas kallëzuesit, Ibrahimaj, bashkëshorti i Ministres Delina Ibrahimaj, i ka kërkuar të futeshin brenda në lokal dhe të sqaroheshin, por ai nuk ka pranuar.

“Aty u afruan disa njerëz për të na ndarë, pasi ishim duke u shtyrë”, tregon Koshaj.

Sipas Eri Koshaj, në këto momente, Andri Ibrahimaj ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës në dukje, dhe me të e ka goditur në drejtim të brinjëve, në krahun e majtë dhe në pjesën e fund shpinës.

Në momentin që ka bërë kallëzimin, Koshaj ka deklaruar se ka dëmtime dhe ndjen dhimbje në pjesën e bërrylit të djathtë, kaviljes dhe në pjesën e fundshpinës dhe për shkak të goditjes i është çarë dhe xhupi.

Motivi i përplasjes

Sipas Eri Koshaj, bashkëshorti i ministres se ka shqetësuar dhe më parë, ku i kërkonte të

sqaroheshin përballë, pasi pretendonte se për shkak të pozicionit të punës, Eri Koshaj është

bërë shkak për mosrinovimin e kontratës së punës të një shokut të tij, shtetasit O.M.

Por Koshaj sqaron për hetuesit se nuk ka dijeni për këtë pjesë pasi është pozicion që përzgjidhet

nga një Këshill Mbikëqyrës.

Drejtori I Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka pretenduar se për sjkak të detyrës që mbante, bashkëshorti i ministres, Andri Ibrahimaj i ka krijuar shqetësim dhe stres prej një viti.

Aktekspertiza

mjekoligjore  

Pas kallëzimit, Koshaj është pajisur me vendim për t’iu nënshtruar ekspertimit mjekoligjor.

Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor nr. 861, datë 24.11.2023, rezulton se: “Gjatë ekzaminimit të shtetasit Eri Koshaj, janë konstatuar dërmishtje në pjesën e fundshpinës, me ngjyrë disi mavi, me përmasa 3 x 3 cm, të shkaktuara me mjet mbretës. Dëmtimet e mësipërme nuk kanë

qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tilla hyjnë në katëgorinë e atyre

kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë në masën deri 9 (nëntë) ditë.”

Dëshmia e burrit të ministres

Policia e referoi çështjen për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”.

Çfarë bie në sy është fakti se nga data 20 nëntor 2023, kur është shënuar ngjarja, procedimi penal

nr. 8690, është regjistruar më shumë se një muaj më vonë, më datë 28.12.2023.

Një tjetër detaj që duhet analizuar është se

policia pavarësisht që kishte marrë kallëzimin e Eri Koshajt dhe i dyshuar për ngjarjen ishte bashkëshorti iDelina Ibrahimaj, këtë të fundit nuk e ka shoqëruar për ta marrë në pyetje. Ai ka udhëtuar jashtë vendit dhe ështëpyetur vetëm gati një gjysmë e gjysmë më vonë.

Konkretisht, ai ka dhënë dëshmi me datë 5 janar 2024.

Ai ka shpjeguar se “Ka në administrim një lokal të

quajtur "Te Bacja", së bashku H.Mance, në rrugën "Tefta Tashko- Koço".

datë 20.11.2023 tregon se ka qënë duke pirë një kafe te bar kafe "Biblioteka", i cili është lokal

ngjitur me punën e tij.

Rreth orës 10:00-11:00 me telefonoi shtetasi Eri

Koshaj duke me ofenduar dhe duke me kërkuar ti tregoja ku ndodhesha se donte të më takonte. I thashë jam tek puna, pranë pazarit të ri”, shpjegon Ibrahimaj.

Sipas tij, Koshaj ka mbërritur aty pas rreth 30 minutash, ishoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin theksonnuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte.

Bashkëshorti i ministres pretendon se ka dalë nga kafjadhe është drejtuar për tek ata të cilët e prisnin në rrugë. Saka shkuar te ky person ka filluar

përsëri me ofendimet dhe ka kërkuar llogari se përse e kishte sharë dhe ofenduar, duke e tërhequr

dhe kërkuar "hajde dalim nga rruga" me ofendime nga familja me fjalë banale. Aty u konfliktuan

dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta.

Andri Ibrahimaj pretendon se të dy u rrëzuan përtokë, aty ky shtetas mund të jetë vrarë a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Madje, Ibrahimaj shkon dhe më tej duke pretenduar se nëmomentin që është rrëzuar edhe vetë ka mbetur I lënduar në këmbë dhe gjunj.

Bashkëshorti i Delina Ibrahimajt iu tha hetuesve se edhe teksa largohej Eri Koshaj e ka

e sharë dhe ofenduar përsëri me fjalë banale dhe e kërcënuar me fjalët "do ta shohim se çfarë

do të të bëj unë, etj".

Shok me burrin e ministres

Në të njëjtën datë me burrin e Delina Brahimajt, ështëmarrë në pyetje dhe shoku i ngushtë i bashkëshortit të saj, shtetasi me inicialet O.M.

Ai ka shpjeguar se më 31 tetor 2023 i ka mbaruar kontrata e punës si zv. drejtor juridik në “Agjensinë e Trajtimit tëKredive” ku drejtor ka qënë dhe është shtetasi Eri Koshaj dhe kontrata nuk i është rivonuar nga organi kompetent.

Më tej, ai sqaroj se e njeh shtetasin Andri Ibrahimaj që nga fëmijëria, por nuk ka ndonjë miqësi të nguhtë me të sa t’i kërkojë vtë ndërhyjë për rinovim kontrate te Drejtori i tij Eri Koshaj pasi nuk është kompetencë e këtij tëfundit”.

Ndërsa personi që ka ndërhyrë për ti ndarë, që rezulton tëjetë mik me Andri Ibrahimajn, pasi rrëfen incidentin, thekson se dëshmi se burri i Ministres ska patur mjet prerës thikë”.

Bisedat e përgjuara

Eri Koshaj ka dorëzuar një USB ku ka regjistruar disa biseda të kryera me shtetasen Teuta R., nënën e Andri Ibrahimajt. Disa nga komunikimet mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin ËhatsUp, ndërsa biseda të tjera të tjera janë përgjuar në një kafene.

Bisedat e kryera në apikacionin ëhatsup janë printuar dhe nga leximi i përmbajtjes së tyre,

rezulton se shtetase Teuta Rino bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje duke u

shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e këshilluar që

dy djemtë të mos grindeshin me njëri tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër. Gjithashtu

gjatë bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë

bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me

gozhdë”, thuhet në dosjen e prokurorisë

institucioni i akuzës, shton më tej se: Biseda ambientale e regjistruar nga vetë shtetasi Eri Koshaj e kryer me shtetasen Teuta

Rino, nëna e Andri Ibrahimaj, duket se është kryer në një ambjent publik kafene. Nga bisedat dy

personat flasin për një person të tretë Olsi ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e

këshillon Eri Koshajn që: “Olsin do ma mbash mirë”. Në lidhje me këto biseda nuk vërtetohet

data se kur është kryer regjistrimi i tyre.

Prokuroria – palëve: goditja

jo për shkak detyre, shkoni në gjykatë

Në kërkesën për pushimin e çështjes dorëzyar në gjykatë, prokuroria arsyeton si më poshtë: Nga provat e administruara në fashikullin hetimor, rezulton se në datën 20.11.2023, rreth

orës 09:30, në rrugën “Tefta Tashko-Koço" përballë lokalit "Te Bacja", që administrohet nga

shtetasi Andri Ibrahimaj, kallëzues Eri Koshaj është konfliktuar fizikisht me shtetasin Andri

Ibrahimaj (personi i kallëzuar), ku si pasojë e goditjeve Eri Koshaj ka pësuar dëmtime në trup që

hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Konflikti fizik midis këtyre shtetasave dhe goditjet

nuk rezultojnë të jenë kryer për shkak të detyrës, pasi 1. Së pari shtetasi Eri Koshaj në momentin

ka ndodhur konflikti, nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij. Së dyti ka qenë shtetasi

Eri Koshaj i cili ka shkuar përballë lokalit “Te Bahçja” që administrohet nga shtetasi Andri

Ibrahimaj dhe konflikti fizik ndërmjet tyre ka ndodhur përballë lokalit dhe jo pranë vendit të

punës së shtetasit Eri Koshaj”, arsyeton prokurori.

Në vendim i jepet vlerë deklarimit të Andri Brahimaj, i cili thotë se e ka goditur shtetasin Eri Koshaj, për shkak se

ai e ka ofenduar rëndë nga bashkëshortja. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet - shton prokuroria - edhe nga bisedat e regjistruara në ëhats up të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta R., (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe

shtetasit Eri Koshaj.

Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak

detyrës, për arsye se shtetasi O.M, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në

Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të

jetë i mbështetur në prova të tjera”, shton më tej organi i akuzës, ndërsa vijon se “Përsa më sipër nuk rezulton të plotësohen elementët objektivë dhe subjektivë të veprës penale "Goditje për shkak të detyrës".

Prokuroria në vijim orienton palët që ti drejtohen gjykatës për zgjidhjen e konfliktit mes tyre.

Në lidhje me dëmtimet e pësuara nga shtetasi Eri Koshaj, ka rezultuar se ato hyjnë në kategorinë

e dëmtimeve deri në 9 ditë, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Ndërsa fyerjet e pretenduara nga ana e shtetasit Andri Ibrahimaj, që janë kryer ndaj bashkëshortes

tij, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Fyerja”.

Duke cituar ligjin, prokurori thekson se ndjekja penale për veprat penale “Dëmtime të

tjera me dashje” dhe “Fyerja”, mund të fillojë vetëm me kërkesën në gjykatë të viktimës akuzuese dhe nuk mund të ndiqen nga ana e prokurorisë. Thënë ndryshe në lidhje me dëmet e pësuara në shëndet, Eri Koshaj duhet ti drejtohet gjykatës, e po ashtu edhe bashkëshorti i Delina Ibrahimajt që pretendon se i është sharë e fyer bashkëshortja, duhet po ashtu të trokasë në dyert e gjykatës.

Lexo gjithashtu

Video

Andi Mustafaj ka njoftuar largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, dorëheqje që do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti. Mustafaj thekson se tre vite në këtë detyrë kanë qenë të mjaftueshme për të realizuar vizionin e tij dhe nënvizon se drejtuesit administrativë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në poste që mund të pengojnë garën e brendshme. Ai i referohet rëndësisë së meritokracisë dhe dërgon një sinjal të qartë për nevojën e hapjes dhe rinovimit të brendshëm në PD, një mesazh që shihet edhe si kritikë e tërthortë ndaj lidershipit aktual të partisë. “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” shkruan ai, duke dhënë një mesazh të qartë mbi nevojën e hapjes dhe rinovimit brenda PD. Kujtojmë se Mustafaj u bë i njohur në fushatën e 11 majit përmes videove të shkurtra në rrjetet sociale me të cilat e mundte Ramën çdo ditë, deri ne 11 maj. https://www.vna.al/politika/andi-mustafaj-jep-doreheqjen-nga-drejtimi-i-departamentit-brain-gain-ne-i13965

?Denoncimi i aktorit të "Game of Thrones": Fëmijët në Gaza po organizojnë funerale tyre! ?Një nga yjet e serialit “Game of Thrones”, Liam Cunningham, i pranishëm në Barcelonë për nisjen e Flotiljes Global Sumud, u tregoi të pranishmëve një video të Fatimës, një vajzë 5-vjeçare nga Gaza që këndonte një këngë. “Ajo që donte të këndohej në rast se ajo vdiste”, shpjegoi Cunningham i prekur emocionalisht. “Më pas Fatima u vra nga izraelitët”. “Në çfarë vrime të zezë kemi rënë”, shtoi aktori, “nëse fëmijë 5 apo 6-vjeçarë detyrohen të organizojnë vetë funeralet e tyre?”.

Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një viktimë dhe një i plagosur Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të rrugës pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e ngjarjes, ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Automjeti është dëmtuar plotësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ylli kosovar i Juventusit, Edon Zhegrova, u prit mëngjesin e sotëm nga dhjetëra tifozë, mes të cilëve disa mbanin flamurin e UÇK-së. Futbollisti nënshkroi autografe dhe vazhdoi drejt qendrës mjekësore për testet para firmosjes së kontratës. Në video duket pritja e ngrohtë dhe entuziazmi i tifozëve për Zhegrovën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme