Ekskluzive 4 Maj 2024, 14:24 Nga VNA

Trafiku klandestin/VNA siguron dosjen hetimore

Ndaje në Whatsapp

VNA ka siguruar të plotë dosjen hetimore ndaj pjesëtarëve të dy grupeve kriminale, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të zyrës së migracionit, të cilët kundrejt pagesës kanë dhënë ndihmë qindra emigrantëve nga Bangladeshi të prekin ëndrren e tyre europiane.

Në dosje thuhet se pasi emigrantët paguanin paratë, pajiseshin me vizë punësimi për të punuar në biznese të ndryshme në Shqipëri, por ky ishte thjeshtë e vetëm “truk” që të kishin mundësi të kalonin në kufirin e gjelbët mes Shqipërisë e Kosovës dhe prej andej në drejtim të vendeve të BE-së.

VNA sjell materialet e vëzhgimit, ku hap pas hapi policia ka fotografuar e ndjekur grupet e emigrantëve dhe menyrën sesi vepronin me ta pjesëtarët e dyshuar të grupit criminal, por zbardh edhe disa nga bisedat e përgjuara.

Dosja hetimore

Sipas SPAK, nga hetimet është zbuluar ekzistenca e të paktën dy grupeve kriminale tëpërbërë nga shtetas shqiptarë e të huaj të cilët kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim tëpaligjshëm të kurifit, për të paktën 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimit material, vetëm për një periudhë 6 mujore.

Aktiviteti criminal organizohet nga të hetuarit Endri Seiti dhe Luan Tafalla, të cilët përmes agjencisë së punësimit “Intercontinental link” nëbashkëpunim me disa shoqëri tregtare “Mags Shoes”, “Gerem konfeksione”, “Konservimi Adriatik”, kanë kryer aplikimet për të pajisur me leje unike për punësim dhe më pas kanë kryer aplikimet dhe pajisje me vizë D, për punësim për shtetas që vijnë nga Bangladeshi.

Sipas SPAK këto procedura janë kryer nëmënyrë fictive, pasi qëllimi nuk ka qenëpunësimi I këtyre shtetasve, por mundësimi I pajisjes së tyre me vizë pune, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në Shqipëri për tu larguar më pas në mënyrë të paligjshme drejt Vendeve të BE-së.

Këto procedura kanë kaluar në disa faza dhe janë përfshirë disa institucione, përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, e cila jep aprovimin për pajisjen me izë. Në këto procedura ka qenë I përfshirë, Altin Hasani, me detyre specialist pranë kësaj drejtorie. Ai dyshohet se ka ndihmuar dhe lehtësuar kundrejt përfitimit material, veprimetarinë e grupit criminal, duke u bërëpjesë e tij.

Pjesë e këtij aktiviteti criminal dyshohet edhe Edmond Braha, specialist, në drejtorinë rajonale të kufirit dhe migracionit Tiranë, I cili ka patur për detyrë të kontrollojë ecurinë e punësimit, dhënien e lejeve të qëndrimit për personat e pajisur me vizë punësimi , në shoqëritë që kanëkërkuar punësimin e tyre dhe nuk ka kryer raportimet përkatëse. Dy specialistët e kufirit kanë lidhje dhe njjohje me njëri tjetron.

Skema

Emigrantët janë pritur në Aeroportin e Rinasit, teksa kanë udhëtuar nga Dubai për në Shqipëri nga persona të autorizuar nga shoqëritë që sipas dokumentacioni do të bënin punësimin e tyre, nënjë kohë që punësimi ishte fiktiv. Nëbashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar qendrimin dhe trasportimin e tyre deri nësigurimin e kalimit të paligjshëm nga territory I vendit, kryesisht përmes kurifit të gjelbër nga Shqipëria në Kosovë.

Sic reuzlton nga hetimi administatorët e shpqërive private, kishin paraqitur pranëauroriteteve edhe kontrata qiraje fictive për të“punësuarit”.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet criminal, janë përgjuar e vëzhguar, nga momenti kur shtetasit nga Bangladeshi kanë hyrë nëShqipëri përmes Rinasit, trasportin drejt Kukësit, e deri në tentativën për të kaluar kurifin drejt Kosovës.

Sic shihet edhe nga fotot e siguruara nga VNA, bangladesashit priten në Rinas, më pas trasportohen në hotele të ndryshme ku akodomohen, apo locale e më pas sipas udhëzimeve që marrin nga pjesëtarë të grypit criminal qëndrojnë në rrugica pa dalje, derisa ti marrin dhe nisin drejt Kukësit.

Përgjimet

Pasi ka vëzhguar dhe dokumentuar me pamje filmike të gjitha lëvizjet e pjesëtarëve të grupit criminal dhe shtetasve nga Bangladeshi, SPAK ka përgjuar edhe celularët e tyre.

Në nga nga bisedat e përgjuara flet Antonio Specchio me Endrit Ismailajn, pasi e merr punonjësi i policisë për personat (bangladeshasit) që janë në Rinas.

“Punonjësi i policisë nga aeoporti marr”, dëgjojet të thotë polici. Specchio i përgjigjet: Po tani do merrja shofer”.

Më pas Specchio telefonon Ismailajn dhe I thotëqë e telefonoi polici dhe do të sigurohet nëse shoferi është future beda. “Është e sigurt qëështë brenda, kanë dërgu shoferin”, I përgjigjet.

Specchio telefonohet nga polici. “Për kto shtetasit bangladeshs ke ardh tu i prit ktu n’aeroport ti” – dëgjohet të thotë polici. Ështëbrenda shoferi – I përgjigjet I hetuari. Polici I thotë: është brenda shoferi, thuj t’afrohet te sekjuriti”.

Në një përgjim ambjental të datës 21 shtator 2023, të dyshuarit dëgjohen të flasin për cështjen e pagesave. “Ti paguaj Turi këto, tja jep lekët, ti paguaj?

E dyshuara I pëgjigjet: “Unë 86 I kam llogari, po I pagujti ti fusim. Të jemi ne rregull. Ata do vinë që do vinë”.  

Një muaj më vonë në tetor 2023, bisedohet sërish për pagesat.

Sipas SPAK, dyshjpjet se biseda zhvillohet mes të dyshuarve Luan Tafalla dhe A.Hysenllari, biseda lidhet me pagesat e subjektit tregtar, “Konservimi ”,.

Biseda: Arba bisedon më Lanin. Turi e ka bëpagesë, po qind për qind. (Lani I ke të gjitha pagesat këtu), se vetëm pagesat mungojnë, I ke emrat këtu thuj, jepja ti cojë vetë,  jepja dorazi, të gjitha janë këto, e ka të shënuar Adriatik.

Në dosje thuhet se nga përgjimet audio nëzyurën e subjektit tregtar

Intercontinental link, në datë 26 nëntor 2023 janë numëruar shuma monetare, nga ku më pas, Luan Tafalla është vëzhguar më nje qese kartoni ka hyrë në pallatin ku banon Altin hasani. Nëkëto përgjime, Endrti Seiti e cilëson specialistinb e policisë Hasani, me nofkën “miku jonë”. Tafallës në shtëpinë e punonjësit tëpolicisë, konfirmohet jo vetëm përmes pamjekeve filmike, por edhte fotografuar edhe citofonia e banesës së Altin Hasanit.

Biseda më poshtë e zhvilluar mes tëdyshuarvem Endri Seiti dhe A.Hysenllari, tëcilët dyshohet se Altin Hasanin e etiketojnë si “mikun tonë”.

Endri: kanë ardhë nga drejtoria e Tiranës, nja njëqind e ca veta, I ka marrë agjencia.

A: Këtu e përgjithshmja?

Endri: Jo e madhja fare:

A: Po e madhja fare ku është, a është kjo tëbrryli.

Endri: Po ajo.

A: E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit.

Endri: Si e ka emrin malokja mo…? Nuk kuptohet

A: Jo jo tjetri, është te drejtoria, është tek zyra e emigracionit.

Endri: E njeh atë mikun tonë?

A: nuk e di pra, e pyeta, I thashë, shih njëherëpër zyrën time, a ka ndonjë emër, a gjo aty. Ja do të shoh e të them, por nuk më ka thënë gjë.

Endri: Ai thotë po po, sbesoj, kam bo shpenzime e marrtë dreqi.

 

 

Lista e të dyshuarve:

Endri Seiti

Luan Tafalla

Endrit Ismailaj

Arnol Shpata

Xhuljeta  Copa

Artur Mata

Antoni Specchio

Artan Sulaj

Luan Sulaj

Alok Mittra

Shkëlzen Matmuja (Bokciu)

Faik Matmuja

Bukurosh Muja

Altin Hasani

Edmond Braha

Emmanuel Delphin Assako Ella

Lulzim Lami

Tomë Preka

Xhuljo Krasniqi

Edmond Baklli

Iglan Allici

Arben Domi

Arjel Hoxha

Orkid Pijaneci

A.Hysenllari

 

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme