Ekskluzive 3 Maj 2024, 15:53 Nga VNA

Si u zhdukën nga Banka e Shqipërisë 40 milion euro bono privatizimi

Ndaje në Whatsapp
Si u zhdukën nga Banka e Shqipërisë 40 milion euro bono

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se janë një sasi e lartë e bonove të privatizimit me vlerë tregu 40 milion euro qëmungojnë në regjistrat e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë sëFinancave.

Bonot e privatizimit janë “letrat me vlerë” të cilat nisën t’iushpërndahen shqiptarëve gjatë procesit të privatizimit tëndërmarrjeve publike në vitin 1995. Banka qëndrore ka emetuar në total 830 milion euro bono privatizimi dhe deri në vitin 2004 (që ishte viti i fundit i shpërndarjes) janë ndarë për qytetarët 727 milion euro.

Auditi ka konstatuar mospërputhje në regjistrat që mbajnë sasinëe bonove të privatizimit të pranuara nga Ministria e Financavedhe Banka e Shqipërisë. Nga kontrolli i invetarëve të sasisë sëemetuar, gjendjes, asaj të shpërndarë, bonove të kthyera dhe asgjësuara ka një mosrakordim në vlerën 4 miliard lekë (40 milion euro).

Bonot e privatizimit janë letra me vlerë të cilat përdoren nëprocesin e privatizimit të objekteve shtetërore dhe pronave publike dhe në atë të legalizimit të ndërtimeve pa leje, kur trualli nuk i takon individit që ka bërë objektin.

Kontrolli i Lartë të Shtetit dyshon se sasia e munguar e bonove është në qarkullim e paasgjësuar mund të përdoret ose të jetëpërdorur nga individë të cilët tentojnë të mashtrojnë shtetin.

KLSH ka gjetur se dy bankat e nivelit të dytë Credins dhe Raiffesen kanë mbledhur bono privatizimi pa patur autorizim me Vendim të Këshillit të Ministrave. Sasia e bonove të mbledhura nga Banka Credins gjatë vitit 2022 ishte 24 milion euro, ndërsa nga Raiffesen 670 mijë euro.

Pranimi i bonove të privatizimit për asgjësim nga të dy bankat është në kundërshtim me pikën 1 të VKM nr. 283, datë 30.04.1996 “Për dorëzimin dhe asgjësimin nga Banka e Shqipërisë të bonove të privatizimit mbas përdorimit” ku citohet se “Të gjitha bonot e privatizimit të grumbulluara e të depozituara në Bankën Kombëtare Tregtare dhe në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, mbasi të jenë përdorur, do të dorëzohen në Bankën e Shqipërisë” thuhet në raportin e auditimit të KLSH-së.

Afati për njohjen nga shtetit të bonove të privatizimit ështështyrë disa herë dhe ka përfunduar në dhjetor të vitit 2023. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një kërkesë tjetër ngadeputetja socialiste Antoneta Dhima ku kërkohet zgjatja e afatit të njohjes së bonove të privatizimit deri në fund të vitit 2027.

 

Kerkesa Antoneta Dhima

https://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/18387bb5-a5fd-4b8f-bd24-d6b0e9226b69

 

Raporti I KLSH- faqe 26

https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202404090814030207Raporti%20i%20performances%202023%20final.pdf

 

raporti I KLSH faqe 45

https://panel.klsh.org.al/storage/phpJSZxnK.pdf

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme