Ekskluzive 2 May 2024, 12:18 Nga VNA

BKH dhe policia zvicerane bastisin banesën e Arben Ahmetaj në Zvicër

Ndaje në Whatsapp
BKH dhe policia zvicerane bastisin banesën e Arben Ahmetaj në

Burime të konfirmuara të VNA bëjnë me dije se oficerë të BKH në bashkëpunim me oficerë të policisë zvicerane, kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku qëndron Arben Ahmetaj. Ky i fundit ndodhet në pritje të procedurave të azilkërkuesit.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar në 24 korrik të vitit të kaluar. Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK dërgoi shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë.

Bashkë me të u shpallën në kërkim ndërkombëtar dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.

Gjatë një interviste televizive Ahmetaj pranoi se ishte në pritje te procedurave për azil në Zvicër ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ai është gjendur në banesë në kohën që policia zvicerane dhe oficerët e BKH kanë kryer kontrollin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme